1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët e Kosovës që u zgjodhën nuk marrin më rroga nga Beogradi

Zyrtarë të lartë të qeverisë serbe në Beograd, thonë se Serbia duhet ta rishikojë politikën e saj ndaj Kosovës. Megjithë kundërshtimin e Beogradit, një pjesë e serbëve morën pjesë në zgjedhjet e Kosovës.

Fshati me popullatë serbe Strpce në Kosovë

Fshati me popullatë serbe Strpce në Kosovë

Përfaqësues të serbëve të Kosovës thonë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje edhe pse me përqindje jo të lartë, shënon ndërprerjen e traditës së bojkotimit të zgjedhjeve për pjesëmarrje në institucionet kosovare. Përqindje mesatare në zgjedhje u shënua nga serbët e Kosovës qëndrore, mirëpo, përqindje shumë e ulët u shënua në veri të Kosovës. Rada Trajkoviç, nga Këshilli Kombëtar serb për Kosovën qendrore, thotë se dalja e qytetarëve serbë të kësaj pjese për të votuar ka qenë përtej parashikimeve të saj.

Duhet të jem e sinqertë se pjesëmarrja e serbëve i ka tejkaluar pritjet e mia. Unë vazhdimisht kam qenë për pjesëmarrje në zgjedhje dhe kam lobuar mjaft që serbët të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, veçanërisht në nivelin lokal. Serbët e Kosovës kanë nevojë për legjitimim institucional, si mënyrë e vetme për të shprehur kërkesat e tyre”, thotë Rada Trajkoviç.

Zgjedhje në Graçanicë, 15 nëntor 2009

Zgjedhje në Graçanicë, 15 nëntor 2009

Të dëshpëruar për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje shprehen zyrtarë të lartë të qeverisë në Beograd, të cilët vazhdimisht i kanë nxitur serbët që mos të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës. Sekretari i shtetit në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç i tha DW se pjesëmarrja e asaj pjese të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë është tregues se qeveria e Serbisë duhet ta rishikojë politikën që po zhvillon ndaj Kosovës.

M esazhi që ju është dërguar serbëve të Kosovës nga qeveria e Beogradit nuk ka qenë mjaft i qartë, sepse njerëzit nganjëhërë nuk e kuptojnë gjuhën diplomatike. Pra, mendojë se masazhi është dashur të jetë më i qartë, sepse njerëzit nuk i dinë pasojat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kosovës”, thotë Oliver Ivanoviç.

Rada Trajkovic nga Këshilli Kombëtar serb për Kosovën qendrore

Rada Trajkovic, nga Këshilli Kombëtar serb për Kosovën qendrore

Ne nuk do të ndërmarrim masa për ata serbë që morën pjesë në zgjedhje. Mirëpo, ata që janë zgjedhur në asamble komunale nga zgjedhjet lokale të Kosovës mos të presin që do të marrin paga edhe nga qeveria e Serbisë. Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë të punësuar nga komunat serbe, të dala nga zgjedhjet lokale serbe të 11 majit të këtij viti”, thotë Oliver Ivanoviç.

Në veri të Kosovës në komunat me shumicë serbe Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, përqindja e pjesëmarrjes ishte shumë e ulët, ndërsa në veri të Mitrovicës nuk u votua fare. Krerët institucionalë të Kosovës thonë se në pjesën veriore të Mitrovicës do të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme në pranverë të vitit të ardhshëm, sikurse edhe në komunën e re serbe të Parteshit. Presidenti Fatmir Sejdiu, thotë se në Veri të Kosovës nuk do të lejohet funksionimi i strukturave paralele serbe.

D o të veprohet sipas ligjit. Ne do të kemi konsulta, meqë në atë pjesë kemi edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të ICO-së dhe EULEX-it. Do të konsultohemi mirë dhe veprojmë sipas ligjit, absolutisht. Një gjë është e qartë - strukturat paralele nuk do të legjitimohen asnjëherë”, thotë presidenti Sejdiu. Zyra civile ndërkombëtare e cila është e ngarkuar me zbatimin e planit të decentralizimit, akoma nuk e ka të qartë se si do të veprojë në veri të Kosovës. Një zëdhënës i kësaj zyre, Andy Mcgafy, thotë se duhet pritur përfundimi i plotë i procesit zgjedhor dhe çertifikimin e rezultatit dhe më pas të ndërmerren hapa për komunat veriore, që do t'i bënin funksionale komunat me shumicë serbe.

Autor: Bekim Shehu/ Prishtina

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 25.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KeGy
  • Data 25.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KeGy