1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Serbët e Kosovës protestojnë kundër pavarësisë

Serbët nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është pjesë të pandashme e Serbisë.

default

Pamje nga protesta e Graçanicës, 18.02.08

Në Mitrovicë, Graçanicë dhe rajone të tjera të banuara me shumicë serbe pati sot protesta. Nga protesta në pjesën veriore të Mitrovicës, ku sipas organizatorëve u mbajt protesta më e madhe e zhvillluar ndonjë herë atje, u kumtua se serbët nuk do të bashkëpunojnë me misionin e ri të BE-së. Nga burimet tona atje marrim vesh se edhe pronari i hotelit të rezervuar për këtë mision në pjesën veriore, ka kumtuar se e ka prishur dje kontratën. Protesta e cila kaloi pa asnjë incident u sigurua nga forcat franceze të Kforit. Tërë kohën mbi ta fluturonte një helikopter. Në protestë nuk foli asnjë përfaqësues i Beogradit, ndërkohë që studentët paralajmëruan protesta të përditshme. Mesazhe të ngjashme kundër pavarësisë së Kosovës u dëgjuan edhe në protestën e Gracanicës. Peshkopi Artemije u bëri thirrje serbëve të mbeten në vatrat e tyre, ndërsa të shpërngulurve të kthehen.

“Asnjë vendim i askujt nuk mund ta na marrë Kosovën e Metohinë. Vetëm në qoftë se largohemi nga këto hapsira të shenjta, ato përgjithmonë do të pushojnë së qeni serbe. Këtë nuk duhet ta lejojmë” - porositi Artemije.

Në emër të qeverisë serbe, Goran Arsiç tha se ata do të vazhdojnë punët e deritanishme. “Nuk do të reagojmë ndaj provokimeve të shqptarëve dhe do të mbetemi në vatrat e gjyshërve tanë, sikur të mos ketë ndodhur asgjë”.

Kundër pavarësisë u shprehën edhe qytetarët e mbledhur. “Nuk e mbështesin dhe nuk do ta pranojmë kurrë pavarësinë. Ky është vendi ynë. Ata po e marrin me dhunë dhe nuk mund të kuptojmë se nuk po respektohet asnjë ligj.” – thotë një protestues.

Mirëpo jo të gjithë serbët janë të një mendimi. Disa prej tyre thonë se pavarësia e Kosovës është një akt i kryer, por ata duan të angazhohen për një jetë sa më të mirë dhe dinjitoze.

„Nuk më intereson politika. Më intereson vetëm jeta dhe familja ime, asgjë tjetër. Sugjeroj të mbetemi këtu, sepse politikanët angazhohen vetëm për kolltukët e tyre.“

„Me shqiptarët kemi jetuar gjithmonë së bashku. Kurrë nuk kemi pasur pasur probleme. Nuk duhet ta prekin këtë popull, sepse ne nuk kemi ku të shkojmë.“

  • Data 18.02.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D9MC
  • Data 18.02.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D9MC