1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Serbët dhe zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë / Projekt i përbashkët serbo-shqiptar në Novi Sad / Bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe malazeze

1. Qeveria e Serbisë përfundimisht nuk e mbështetë pjesmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 12 dhjetorit, sepse sipas saj nuk ka kushte për pjesmarrje. Zyrtarë të komisionit qëndrorë të zgjedhjeve thonë se ka kushte për pjesmarrje të serbëve në zgjedhje. Vendimin e qeverisë së Serbisë e mbështesin serbët e veriut të Kosovës, mirëpo, jo edhe ata të pjesëve tjera të Kosovës. Nga Prishtina njofton korespondenti ynë, Bekim Shehu.

2. A është e mundur të pritet që pas një periudhe të gjatë të mungesës së komunikimit, arti të jetë ai që do të kontribuojë që shqiptarët dhe serbët të flasin sërish me njëri-ttjetrin? Kjo është pyetja që shtrohet në ekspozitën e hapur në Novi Sad... Dinko Gruhonjiq më gjerësisht.

3. Forcimi i bashkëpunimit mes autoriteteve kufitare të policisë shqiptare dhe asaj malazeze, po sjell rezultate të kënaqëshme në luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar, që zhvillohet në të dy anët e kufirit. Në ndihmë të këtij bashkëpunimi reciprok, po zbatohen edhe disa projekte të organizatave ndërkombëtare, siç është programi që financohet nga Komisioni Evropian. Lekë Plani informon.

  • Data 13.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q7kZ
  • Data 13.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q7kZ