1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Serbët dhe qeveria Thaçi & Bashkëpunimi i përfaqësuesve të pakicës boshnjake në diasporë me institucionet kosovare

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pohon se qeveria e re do të jetë gati deri të hënën, kur pritet seanca konstitutive e parlamentit të ri. Në këtë qeveri do të jenë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe përfaqësuesit e minoriteteve. Por jo të gjithë deputetët serbë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me kryeministrin Thaçi.

Pakica boshnjake nuk është e kënaqur me pozitën e saj në Kosovë. Kështu shprehet në një intervistë për Deutsche Wellen kryetari i Shoqatës së boshnjakëve kosovarë që jetojnë në Gjermani, Osman Destanoviq. Ai ndër të tjera flet edhe për raportet e pakicës boshnjake me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Gjermani dhe ato me komunitetin shqiptar. Detsanoviq si përfaqëues i boshnjakëve nga Kosova në Gjermani ishte edhe në pritjen e konsullatës kosovare në Frankfurt mbi Majn me rastin e trevjetorit të pavarësisë.

Autor: Zylfije Jakupi/Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 18.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/R2DZ
  • Data 18.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/R2DZ