1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Serbët dhe Policia e Kosovës / Reportazh nga kampi i Plemetinit / Bashkëjetesa në Dardanë

1. Qeveria e Kosovës u bënë thirrje qindra policëve serb që kanë braktisur detyrën që të kthehen në policinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës poashtu kërkon nga qeveria e Serbisë që mos të bëjë presion mbi policët serb të Kosovës, por t’i inkurajojë ata që të kthehen në detyrë. Bekim Shehu.

2. Kampi i Plemetinit, në Kastriot të Kosovës, në të cilin qindra familje rome, ashkalinje, egjiptase por edhe serbe nga e gjithë Kosova për shumë vjet jetuan si të zhvendosur përbrenda vendit, me angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe mbështetjen e donatorëve, është shndërruar në një vendbanim social për këta të pastrehë. Mirëpo, në ndërtesat e mbetura është formuar një vendbanim joformal, në të cilin jetojnë 16-të familje, me shpresën për zgjidhjen e çështjes së banimit. Ajete Beqiraj e vizitoi këtë vendbanim dhe solli këtë reprotazh:

3. Komuna e Dardanës - ish- Kamenicës në Kosovë është shembulli më i mirë se si duhet të funksionojë bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve. Korrespodenti i redaksisë serbe të Deutsche ëelle-s, Refki Alija qëndroi një ditë në Dardanë dhe bisedoi me drejtorin e Drejtorisë për Komunitete, Nebojsha Keniq.

Audio dhe video për temën

  • Data 22.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HvV1
  • Data 22.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HvV1