1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

240810 Internet Rechtsradikalismus

26 Gusht 2010

Interneti është mediumi më demokratik. Megjithatë praktikisht liria e pafund në rrjetin mbarëbotëror ka edhe anën e errët të saj. Kështu, gjithnjë e më shumë neonazistë përhapin propagandën e tyre raciste në internet.

https://p.dw.com/p/OxEk
Një demonstratë e ekstremistëve të djathtë në Hungari
Një demonstratë e ekstremistëve të djathtë në HungariFotografi: picture alliance/dpa

Numri i ekstremistëve të djathtë sa vjen e shtohet në internet. Pothuajse 1.900 faqe interneti dhe shumë më shumë tekste dhe spote me përmbajte të tilla në rrjetet "Facebook" apo videoplatformat si "Youtube" ka zbuluar organizata 'Jugendschutz.net' e formuar nga ministrat e rinisë të landeve federale. Numri i rrjeteve neonaziste brenda një viti është trefishuar, bën blancin drejtuesi i sektorit për ekstremizmin e djathtë në qendrën e përbashkët të landeve, Stefan Glaser. Vetëm nga partia ekstreme e djathtë NPD, e cila është e përfaqësuar në dy lande gjermane, Glaser ka regjistruar gjatë këtij viti mbi 200 oferta të reja në internet.

Përmbajtje ksenofobe përhapet në internet

Përmbajtja e tyre është gjithmonë e njëjtë: ksenofobe, antisemite, raciste. Megjithatë për të arritur qëllimet e tyre shpërndarësit e këtyre ideve përdorin metoda të ndryshme. Herë këngë të njohura popullore dhe këngë për fëmijë rishkruhen dhe kthehen në këngë neonaziste e herë bëhet hapur thirrje për dhunë. Shpesh në pamje të parë, të paktën të rinjët me njohuri të pakta politike e kanë të vështirë ta dallojnë se në çfarë ideologjie bazohet përmbajta. Pjesët e publikuara në internet shpesh janë nga ana përmbajtësore të paqarta, por përpiqen të ngjallin emocione:

"Socializmi kombëtar! Socializmi kombëtar! Gjeneratat e burracakve duhet të largohen! Ejani të gjithë me 1 maj në demonstratën e rezistencës jashtëparlamentare në Hoyerswerda! Lajmëroni të gjithë ata që i njihni dhe ata të cilët nuk i njihni!"

Sipas të dhënave të "Jugendschutz.net" deri në 10.000 vizitorë të internetit klikojnë çdo ditë në faqet dhe platformat e neonazistëve në internet. Se kush janë këta vizitorë dhe çfarë ndikimi kanë ofertat me urrejtje virtuale, nuk janë bërë ende hulumtime, thotë Stefan Glaseri.

Synimi është sensibilizimi i të rinjve ndaj neonazistëve

Para së gjithash për të senzibilizuar dhe ngritur vetëdijen e vizitorëve të rinj të internetit, që të mos bien pre e propagandës së eskremizmit të djathtë, 'Jugendschutz.de' në bashkëpunim me zyrën për konsulencë online kundër ekstremizmit të djathtë kanë prodhuar një video-klip. Kryefjala e tij:"Ne jemi online. Kështu që neonazistët dalin offline."

"Djemtë zemërmirë nga interneti, të cilët të premtojnë ty super-koncerte të nëntokës, frymën e vërtetë të komunitetit dhe rebelimin e ardhshëm të rinisë kanë një emër: neonazistë. Edhe pse ata dalin të shpenguar apo flasin për lirinë e shprehjes së mendimit, me këtë ata mendojnë për lirinë e vet të mendimit. Kjo për faktin se ata janë të parët, të cilët kërcënojnë me dhunë ata që mendojnë ndryshe. Kështu që mos lejo veten të të marrin për të marrë. Ti mund të mbrosh veten dhe të tjerët nga parullat e tilla."

Në katër prej pesë rasteve 'Jugendschutz.net' ia arrin të largojë nga interneti parullat me përmbajtje neonaziste. Edhe pse dy të tretat e rasteve, faqet e tyre të internetit i kanë të regjistruara jashtë shtetit. Për këtë 'Jugendschutz.net' është e lidhur në rrjetin ndërkombëtar. Ai bashkëpunon ngushtë me 18 vende të ndryshme.

"Nëse ne kemi një rast në Gjermani, ku ofruesi i faqes së internetit e ka selinë në Hungari apo Rumani dhe ku nuk kemi qasje, nganjëherë edhe për shkak të barrierave gjuhësore, atëherë ne i kontaktojmë partnerët tanë në ato vende. Ata pastaj i drejtohen ofruesve të internetit apo provojnë që përmes rrugëve të tjera t'i largojnë përmbajtjet e tilla nga interneti. Apo ata provojnë që të zbulojnë se kush fshihet pas tyre dhe me ndihmën e policisë të ndërmarrin diçka. Praktikisht do të thotë që të kemi një luftim të fokusuar të urrejtjes në internet."


Autor: Marcel Fürstenau/Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi