1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Do t'ia fusim Rusisë një shqelm në prapanicë"

19 Shkurt 2017

Senatori amerikan Graham foli me fjalë shumë të qarta në Konferencën e Sigurisë në Mynih - në veçanti ndaj Rusisë. Ndërsa presidenti amerikan shkakton një valë reagimesh me deklaratat e tij.

https://p.dw.com/p/2Xru0
Deutschland Münchner Sicherheitskonferenz 2017
Fotografi: Reuters/M. Rehle

"Mikut tim rus Lavrov dua t'i them: Shpresoj se ju do të përballeni me pasojat", deklaroi senatori republikan Lindsey Graham në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në dretim të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov. "2017-ta do të jetë viti kur Kongresi do t'ia fusë Rusisë një shqelm në prapanicë."

Graham kërkon sanksione më të rrepta

Graham kërkon nga presidenti amerikan Donald Trump masa edhe më të ashpra ndaj Rusisë, ndonëse sulmet e hakerëve në të kaluarën nuk kanë qenë të drejtuara kundër Partisë së tij Republikane, por kundër demokratëve. Senatori paralajmëroi një kërkesë mbipartiake për sanksione të reja kundër Rusisë. "Qëllimi im është që këtë ta paraqes ate në tavolinën e Trumpit dhe shpresoj se ai si mbrojtës i rendit botëror demokratik do të bashkëpunojë me ne, për të denuar Rusinë", tha Graham.

Deutschland Münchner Sicherheitskonferenz 2017
Sergej LavrovFotografi: Reuters/M. Rehle

Nëse Kremlini nuk denohet, edhe në të ardhmen mund të ketë përzierje të ngjashme - këtë vit në Gjermani apo Francë. Republikani njihet si një prej kritikëve më të mëdhenj të Rusisë në Partinë Republikane.

Kremlini hedhë poshtë kritikat

Rusia ka filluar sulmet e hakerëve në kompjuterët e SHBA, ndër ta edhe të qendrës së partisë së demokratëve. Në këtë mënyrë janë përhapur informacione të cilat e kanë dëmtuar kandidaten demokrate Hillary Clinton gjatë fushatës dhe e kanë ndihmuar fitoren e Trumpit. Trumpi në të kaluarën është përpjekur që të ulë rëndësinë e pohimeve për influencën ruse në procesin zgjedhor. Ndërsa Lavrovi para gazetarëve në Mynih foli për një "opsesion të pakuptueshëm të perëndimit për një luftë kibernetike dhe spiunime në internet. Nuk ka kurfarë dëshmie për përzierjen e Rusisë", tha ministri i Jashtëm rus.

Deutschland Lindsey Graham und Christopher Murphy auf der Münchener Sicherheitskonferenz
Lindsey Graham dhe Christopher MurphyFotografi: Getty Images/AFP/C. Stache

Senatorët kundër Trumpit

Disa senatorë amerikanë i kanë denuar sulmet e Trumpit ndaj mediave. Graham tha se në Kongres ekziston një mbështetje e madhe për lirinë e shtypit, pavarësisht prejardhjen e kongresm: "Ne do të mbështesin të gjitha mediat për të bërë punën e tyre të lirë". Senatori ka hedhur poshtë kritikat e Trumpit se "mediat janë armik i popullit amerikan". Mediat, sipas tij, mund të shkaktojnë ndonjëherë edhe zemërime, por ato nuk janë armik i popullit. "Në një shoqëri demokratike duhet të respektohet liria e shtypit."

Senatori demokrat Chris Murphy dhe senatorja Jeanne Shaheen kanë kritikuar ashpër deklaratat e Trumpit. Murphy kritikoi Trumpin për një "sulm frontal ndaj lirisë së shtypit". Ndërsa Shaheen theksoi se rreziku nuk vjen nga shtypi i lirë, por "nga kritikat e presidentit ndaj mediave."

US-Präsdient Donald Trump ohne Krawatte in Melbourne
TrumpFotografi: Pictue-Alliance/dpa/S. Walsh

Trump trillon një sulm në Suedi

Trump e ka ashpërsuar së fundi retorikën kundër mediave. Gjatë paraqitjes në Floridë ai tha se disa media janë pjesë e një "sistemi të korruptuar", që nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. Paraqitja në Florida ka shkaktuar reagime shumë të ashpra. Trump ka sugjeruar se "Ne jemi këtu për të folur për të vërtetën, të vërtetën e plotë, dhe asgjë tjetër pos të vërtetës", ai ka shkaktuar shqetësime të thella edhe me një deklaratë tjetër për Suedinë. "Shikoni se çfarë po ndodhë në Gjermani, shikoni se çfarë ka ndodhur dje në Suedi!" Më pas ai radhiti sulmet e fundit terroriste në Evropë.

Por në Suedi nuk ka pasur kurfarë sulmi dje! Përdoruesit e Twiter dhe disa media e kanë përhapur pohimin e Trumpit dhe nën hashtag #LastNightInSweden, kanë filluar talljet me mesazhe: "Një dollap i Ikeas është ndërtuar gabimisht", "Kam pirë një birrë, dhe ja futa gjum"... Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt pyet presidentin Trump: "Suedia? Sulm terrorist? Çfarë ka pi ai?"

bc/rk/hk (dpa, ap, afp)