1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Senati i Spanjës voton kundër pavarësisë së Katalonjës

27 Tetor 2017

Parlamenti rajonal i Katalonjës shpalli në një votim të fshehtë shkëputjen e rajonit nga Madridi. Tani rajonin e kërcënon vendosja nën kontrollin direkt të qeverisë qendrore spanjolle.

https://p.dw.com/p/2mduT
Spanien Senat in Madrid stimmt Artikel 155 zu | Premierminister Mariano Rajoy und Vize Saenz
Fotografi: Reuters/S. Vera

Senati spanjoll votoi me 214 vota pro dhe 47 kundër për shfuqizimin e qeveris ërajonale katalonjase nën presidentin Carles Puigdemont si dhe për vendosjen e masave të tjera detyruese. Kryeministri Mariano Rajoy kësisoj mund të veprojë me dorë të fortë kundër udhëheqjes katalonjase që kërkon pavarësinë. Konkretisht kjo do të thotë, që për herë të parë që nga viti 1978 aktivizohet neni 155 i kushtetutës. Ky nen mundëson heqjen e autonomisë rajoneve "kryengritëse".  Masat mund të hyjnë në fuqi qysh të shtunën (28.10). Rajoy gjithashtu do që brenda gjashtë muajsh të zhvillohen zgjedhje të reja në Katalonjë. Rajoy në një fjalim në senat bëri thirrje, që përmes këtij neni të kushtetutës të marrë direkt kontrollin ndaj Katalonjës. "Në sytë e mi nuk ka alternativë", tha ai: "E vetmja, që mund të bëhet, është të respektohet ligji."

"Një republikë si një shtet i pavarur dhe sovran"

Pak para mbledhjes së senatit parlamenti katalonjas me shumicë votash miratoi procesin e themelimit të një shteti të pavarur. Deputetët miratuan një rezolutë për konstituimin "e republikës katalonjase si shtet i pavarur dhe sovran", por pa vendosur një afat për shpalljen e tij. Rezoluta u pranua me votim të fshehtë me 70 vota pro kundrejt 10 votave kundër dhe dy abstenimeve. Megjithatë shumë deputetë të opozitës para votimit u larguan nga salla plenare.

Në parlament deputetët pas votimit kënduan himnin katalonjas. Shumë ngritën grushtin e majtë për përshëndetje. Nëpër rrugët e Barcelonës ndër mijëra demonstrues shpërtheu entuziazmi. Para parlamentit, sipas mediave, u mblodhën mbi 15.000 përkrahës të lëvizjes për pavarësinë,

Spanien Barcelona - Sitzung im Katalanischen Regionalparlament
Parlamenti rajonal në BarcelonëFotografi: Reuters/A. Gea

Proces kundër Puigdemont për "rebelim"

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy u bëri thirrje qytetarëve që në sfondin e gjendjes në Katalonjë të ruajnë qetësinë. "Ju lutem të gjithë spanjollëve për qetësi. Shteti ligjor do ta rivendosë sërish legjitimitetin në Katalonjë ", shkruan në twitter Rajoy pak minuta pas votimit në Barcelonë.

Në mbrëmje qeveria spanjolle u mblodh në një mbledhje urgjente, për të vendosur mbi masat detryese. Po ashtu Gjykata Kushtetuese në Madrid hapi një proces për shkak të deklaratës katalonjase të pavarësisë. Prokuroria e Përgjithshme deklaroi ndërkohë procesin kundër Puigdemont për "rebelim". Autoriteti javën e ardhëshme do të ngrejë padi kundër presidentit rajonal, tha një zëdhënës. Për "rebelim" në Spanjë parashikohet një dënim maksimal me deri në 30 vjet burg.

Kriza për Katalonjën javën e kaluar u përshkallëzua në përmasa dramtike. Në referendumin e shpallur nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues më 1 tetor gati 90% e zgjedhësve votuan për pavarësinë e rajonit më të fuqishëm ekonomik në Spanjë. Por pjesëmarrja në votime ishte vetëm 40%.

Spanien Krise in Katalonien- Unabhängigkeitserklärung
Barcelonë: Katalonjasit duke brohoritur para parlamentit rajonal për shpalljen e pavarësisëFotografi: picture-alliance/AP Photo/S. Palacios

BE nuk e njeh deklaratën e pavarësisë të Barcelonës

BE-ja nuk e njeh deklarimin e pavarësisë së Katalonjës. "Për BE-në nuk ndryshon asgjë", shkruan presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk në njëmesazh të shkurtër në twitter. "Spanja mbetet i vetmi partner bisedimesh për ne." Tusk i bëri thirrje qeverisë në Madrid njëkohësisht, që të mos përdorë dhunë. "Unë shpresoj, që qeveria spanjolle do të preferojë argumentat e fuqishme, dhe jo argumentat e forcës."