1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Senati amerikan do të shqyrtojë përgjimet e NSA

Pas njoftimeve për përgjimin e kancelares gjermane Merkel dhe politikanëve të tjerë të lartë nga shërbimi i fshehtë amerikan NSA shtohen pakënaqësitë. Senati amerikan kërkon tani qartësi.

Zemërimi tek aleatët ndërkombëtarë për shkak të përmasave të skandalit të përgjimit të NSA-së e ka detyruar presidentin Barack

Obama të veprojë. Sipas informacioneve të «New York Times» Obama është i gatshëm të heqë dorë në të ardhmen nga përgjimi i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shteteve aleate.

Sidomos Gjermania që nga bërja e ditur e përgjimit të telefonit celular të kancelares Angela Merkel (CDU) këmbëngul që shërbimet e fshehta amerikane të bëjnë premtime të besueshme në lidhje me aksione të tilla.

Senatorja Diana Feinstein

Senatorja Diana Feinstein

«New York Times» njofton duke iu referuar deputetëve dhe zyrtarëve të qeverisë amerikane, se Obama do të ndalojë në parim në të ardhmen spiunimin e partnerëve. Kjo do të thotë një ndryshim rrënjësor i punës së shërbimit sekret amerikan

NSA. Kryetarja e Komisionit të Shërbimeve sekrete në dhomën e Kongresit, Dianne Feinstein, njoftoi një "rishikim të plotë" të të gjitha akuzave. Senatorja demokate me ndikim deklaroi, se NSA, "sipas të kuptuarit tim" ka spiunuar telefonin celular të Merkelit që nga viti 2002. Përgjimi i celularit të Merkelit sipas disa njoftimeve të tjera është ndërprerë këtë verë.

"E refuzoj totalisht"

Është e qartë se duhet bërë një rishikim i plotë i të gjitha programeve të shërbimeve të fshehta, tha Feinstein. Komisioni i senatit për shërbimet e fshehta nuk ështe informuar sa duhet mbi disa aktivitete spiunimi. "Kogresi duhet ta dijë me saktësi, se çfarë bëjnë shërbimet e fshehta", tha senatorja. Përsa i përket mbledhjes së informacionit për kryetarët e shteteve të aleatëve të SHBA, ndër to të Francës, Spanjës, Meksikës dhe Gjermanisë nga NSA, unë deklaroj në mënyrë të qartë se "i refuzoj totalisht".

Një delegacion gjerman do të kërkojë sqarim

Që këtë javë një delegacion i rangut të lartë nga Gjermania pritet në kryeqytetin amerikan për të diskutuar lidhur me akuzat e fundit për spiunim. Të dërguarit, ndër ta edhe punonjës të kancelarisë si dhe presidentët e Shërbimit Informativ gjerman dhe Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, duan të marrin përgjigje të plotë lidhur me katalogët e pyetjeve, që ministritë gjermane i kanë nisur prej kohësh autoriteteve amerikane.

Përgjimi i kancelares ka rënduar marrëdhëniet gjermano-amerikane. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) tha në gazetën «Bild», se kërkon nga SHBA, që të pastrojë dyshimet në këtë partneritet. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU) tha në televizionin n-tv: «Amerikanët e dinë tashmë, se kjo gjë i dëmton ata.“ Aksionet e përgjimit duhet të jenë kryer nga ambasada amerikane në Berlin. Sipas «New York Times» punonjësit e NSA-së kishin leje, jo vetëm të mblidhnin të dhëna për numrat, që telefononte Merkel, por edhe për të dëgjuar bisedat. Ndoshta janë regjistruar edhe biseda. Është e paqartë, se që kur ka qenë për këtë në dijeni Obama. Ambasada vetë nuk pranon që prej javës së kaluar të japë asnjë koment. Men 18 nëntor me këto akuza do të merret parlamenti gjerman.