1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Skefer siguron për ruajtjen e qetësisë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Skefer, porositi udhëheqësit politik kosovarë që të jenë të matur në veprimet e tyre, sepse situata në Kosovë është shumë e ndjeshme

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jaap de Hoop Scheffer

"Trupat e NATO-s do të bëjnë atë që është e domosdoshme që të ruajnë paqen dhe qetësinë në Kosovë dhe të mbrojnë banorët e saj pavarësisht përkatësisë së tyre etnike." Kështu tha në Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Skefer, pas disa takimeve që zhvilloi me përfaqësuesit
ndërkombëtarë në Kosovë, ata civilë e ushtarakë dhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Jaap De Hoop Skefer, tërhoqi vërejtjen se çdo kush që mendon të zgjidhë problemet me dhunë do të marrë përgjigjen e trupave të KFOR-it. Ai tha se Kosova ndodhet në një fazë të ndjeshme të zgjidhjes së statusit, prandaj të gjithë duhet të jenë të matur në veprimet e tyre.

Dhuna nuk është obsion

"Është shumë e rëdësishme për të gjithë që ta kuptojnë se dhuna nuk është kurrë një obsion dhe dhuna nuk zgjidh kurrë problemet politike, prandaj dhuna nuk do të tolerohet. Për këtë arsye në Kosovë ndodhen trupat e KFOR-it dhe e përsëris se çdo kush që mendon të zgjidhë problemet me dhunë e ka gabim," tha Jaap De Hoop Skefer. "Aleanca Veriatlantike ka besim të plotë në treshën ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit. Bisedat për të ardhmen e Kosovës akoma nuk kanë përfunduar dhe në këtë linjë treshja e Grupit të Kontaktit ka mbështetjen tonë dhe do ta ketë deri sa të arrijë në konkludimet për rrjedhën e bisedave për zgjidhjen e statusit, tha Jaap De Hoop Skefer".

Kërkohet përgjegjësi nga të gjithë

Ai nuk deshi të paragjykojë se cila mund të jetë zgjidhja e statusit final të Kosovës, por tha se të gjithë në Kosovë duhet të jenë të përgjegjshëm për veprimet e tyre. "Unë kam folur me udhëheqësit politik kosovarë, me ata të shumicës dhe pakicës, dhe u thashë se çdo skenar i mundshëm duhet të jetë i përgjegjshëm dhe mos të bëjnë ndonjë veprim të gabuar që mund të mos pranohet nga qytetarët e Kosovës, por të tregojnë lidership të përgjegjshëm sepse kanë përgjegjësi", tha Jaap De Hoop Skefer.

Trupat nuk do të ndryshojnë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se trupat e KFOR-it, do të qëndrojnë në Kosovë në këtë numër dhe në këtë përbërje edhe për një kohë. Nuk ka ndonjë vendim të posaçëm për të shtuar numrin e trupave në këtë fazë të zgjidhjes së statusit, por komanda e KFOR-it do të veprojë varësisht nga nevojat në terren. Kufijtë e Kosovës do të jenë të mbrojtur ashtu siç parashihet në rezolutën 1244 të KS-it. Për çdo ndryshim në misionin e forcave
paqerujatëse në Kosovë, nevojitet një bazë e re ligjore nga mekanizmat ndërkombëtarë të vendimarrjes.

  • Data 30.11.2007
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CVCk
  • Data 30.11.2007
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CVCk