1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sekretari i OKB i kërkon trupave të paqes të sulmojnë trupat e Gbagbos

Në Bregun e Fildishtë trupat e presidentit të zgjedhur nga populli Alassane Ouattara, kanë marrë sipas të dhënave të veta, rezidencën në Abixhan të kryetarit të shtetit humbës i zgjedhjeve presidenciale, Laurent Gbagbo.

default

Trupat e misionit ndërkombëtar

Pas qëndrimit dhjetë vjet në postin e presidentit, Gbabgo tani refuzon të largohet nga presidenca. Nga luftimet po vuajnë gjithnjë e më shumë civilët prandaj sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon kërkoi nga ushtarët e misionit të atjeshëm paqësor që të sulmojnë trupat e Gbagbos.

Në Bregun e Fildishtë ka filluar beteja vendimtare për pushtet: kryeqyteti Abixhan është përfshirë nga luftime të ashpra. Trupat e presidentit të zgjedhur Ouattara kanë depërtuar në qytet dhe po luftojnë me mbështetjen ndërkombëtare.

Kämpfe Elfenbeinküste

Beteja vendimtare bëhet në Abixhan

Helikopterë të Kombeve të Bashkuara dhe ushtarët francezë kanë filluar të qëllojnë kundër njësive të presidentit që ka humbur zgjedhjet, Gbagbo. Pas pak kohe trupat e Ouattares njoftuan për sukseset e para: marrjen nën kontroll të residencës së presidentit. Pak kilometra më larg në pallatin presidencial u barrikadua Gbagbo. Ndërtesa ka ditë që po mbrohet e rrethuar nga ithtarët e tij. Në televizionin shtetëror Gbagbo u shfaq herën e fundit si fitimtar. Se ku ndodhet ai aktualisht mbetet e paqartë. Së bashku me ofensivën po vështirësohet edhe gjendja e njerëzve në Abixhan, qysh tani vërehet mungesa e ushqimeve.

"Unë isha në të gjitha dyqanet por nuk gjeta asgjë për të blerë. Dhe tregtarët po e shfrytëzojnë gjendjen dhe po kërkojnë çmime shumë të larta."

"Ne e urrejmë këtë gjendje. Thjesht nuk mund të vazhdojmë më kështu."

Elfenbeinküste UN ANgriff auf Präsidentenpalast

Sulm mbi pallatin presidencial

Një milione ivorianë ndodhen në arrati nga lufta qytetare. Edhe vendet fqinje si Liberia ndodhen në prag të një krize humanitare, me refugjatët e rinj nga Bregu i Fildishtë gjendja do të përkeqësohete dhe atje.

Autor: Anja Brockmann/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM