1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Secili për vete, të gjithë kundër Hilari Klintonit!

Në SHBA pas një viti do të zgjidhet një president i ri. Kandidatët tashmë janë vendosur në llogoret elektorale. Në këtë fushatë është i çuditshëm konstelacioni: secili për vete të gjithë kundër Hillari Klintonit.

default

Hilari Klinton

Ekziston një datë e vërtetë e zgjedhjeve si dhe një datë e ndjerë. Kjo e fundit mund të ishte pas pak javësh, sepse qysh prej muajsh po luftohet me një intensitet të jashtëzakonshëm për pasardhësin e Bushit, në zgjedhje të tjera ky intensitet është ndjerë vetëm pak kohë para votimeve.

Rrethi i ngushtë i kandidatëve me shanse të mira për sukses ndërkohë është i kufizuar vetëm në disa emra, ndër to edhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani (Giuliani), ish-ylli i televizionit Fred Tomson (Thomson), ish-guvernatori Mit Romni (Mitt Romney) nga Masashjutës dhe senatori Xhon McKejn (McCain) nga krahu i republikanëve, ish-senatori Xhon Eduards (Edwards), senatori Barak Obama dhe si e vetmja grua kandidate Hillari Klinton ((Hillary Clinton)) nga demokratët.

Që të gjithë këta kanë derdhur para më shumë se çdo herë tjetër për spotet elektorale kryesisht në Ijova dhe Nju Hampshajër, këto janë shtetet me zgjedhjet e para paraprake në fillim të vitit të ardhshëm. Tendenca është e qartë: pas Bushit republikanët jo me shumë shanse tani preferojnë të bëjnë sehir, se si krerët demokratë janë duke hyrë në garë nën moton: secili për vete dhe të gjithë kundër Hilarit. Rivali Barak Obama thotë:"Fillimisht ajo votoi pro luftës në Irak, dhe më vonë u distancua. Ky ndoshta ishte një veprim i mençur politik, por nuk ofron alternativë të qartë, ashtu siç kemi nevojë ne."

Pikërisht Hillari Klinton, e cila kryeson në sondazhe në kampin e demokratëve, ndonëse jo aq bindshëm sa në javët e mëparshme, ndodhet tani në shënjestër të "miqve të partisë së saj". Xhon Eduards e thekson këtë në mënyrë të veçantë. Së fundi ai ironizoi: "A do të sjellë Hillari kthesën për Amerikën? Unë ndonëse besoj tek plaku i Krishtlindjeve, nuk besoj se ajo do t´ia dalë mbanë."

Prej kundërshtarëve ajo konsiderohet si shumë e ftohtë, e kalkuluar dhe madje tani thonë edhe si jo e sinqertë. Në një debat atë e pyetën, nëse do t´i japë mandantin arkivit kombëtar që të publikojë protokollet e bisedave të saj me bashkëshortin Bill nga periudha ku ai ka qenë president. Të dy Klintonët e bllokojnë këtë, e si rrjedhojë ata i akuzojnë, se duan të fshehin diçka. Publikimi është një kompetencë e arkivit, u përgjigj Hillari duke anashkaluar të vërtetën. Biografi i saj, legjendari Karl Bernshtajn (Calr Berstein) që është një ndër bashkëzbuluesit e aferës së "Watergate-it" nuk u befasua prej kësaj përgjigjeje: "Me këtë më në fund është shtruar pyetja: Duam ne pas Bushit një tjetër presdient pa pohuar qartë të qenit i hapur? Kjo do ta ndjekë atë gjatë gjithë fushatës që ka mbetur e madje kjo çështje edhe i ka ndryshuar asaj dinamikën."

Gara në radhët e demokratëve është krejtësisht e hapur, monumenti Hillari po tregon të çarat. Një zgjedhës mendon: "Unë nuk besoj, se ajo do të fitojë. Ka shumë njerëz që nuk kanë besim tek ajo."

Parashikimet për fituesin ose fituesen nuk mund të bëhen me seriozitet. Por një gjë mund ta parashikosh: nëse lufta elektorale vazhdon kaq e nxehtë sa deri tani, shumë shpejt ajo mund t´u bajatoset shumë amerikanëve. Një zgjedhëse shpreh dyshim: "Edhe një vit është një kohë e gjatë, le të shpresojmë, që njerëzit të mos e humbasin interesin."

  • Data 05.11.2007
  • Autor Carsten Schmiester
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0vq
  • Data 05.11.2007
  • Autor Carsten Schmiester
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0vq