1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Schmidt: TTIP ka pasoja për produktet rajonale

Ministri gjerman i Bujqësisë flet hapur: nuk mund të mbrohet më "çdo lloj djathi si specialitet". Marrëveshja e tregtisë së lirë me SHBA nuk mund të arrihet pa zbutur rregullat për mbrojtjen e ushqimeve rajonale.

Prodhuesit e specialiteteve evropiane si Sallo e Tirolit apo djathit holandez Gouda mund të ndodhen para kohëve të vështira, po të ketë të drejtë ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt. Ai beson se SHBA do të lidhin vetëm atëherë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, nëse BE do të bëjë lëshime në mbrojtjen e prodhimeve rajonale.

"Nëse duam t'i shfrytëzojmë shanset e një tregtie të lirë me tregun gjigant amerikan, atëherë ne nuk mund ta mbrojmë më çdo lloj sallami dhe çdo lloj djathi si specialitet", i tha Schmidt revistës "Der Spiegel". Rregullat e BE për produkte rajonale ai i konsideron "shumë burokratike". BE ndërkohë mbron edhe specialitete të tilla, "lëndët bazë të të cilave nuk prodhohen më vetëm në rajonet e origjinës së tyre."

Ministri raportoi se i Ngarkuari i SHBA Michael Froman i qe ankuar atij gjatë një takimi në Uashington për këtë. "Do të ishte e vështirë të argumentojmë bindshëm para partnerëve tanë amerikanë të tregtisë se nuk lejohen të eksportojnë tek ne Sallo Tiroli apo Gouda hollandez, kur vetë ne në Evropë nuk do ta zbatonim në mënyrë konsekuente mbrojtjen e këtyre produkteve."

Ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt

Ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt

Dakordim për "pulat me klor"

Froman nga ana e tij sinjalizoi se ishte i gatshëm që në marrëveshjen e tregtisë që synohet të nënshkruhet të përfshihen përjashtime për pulat, të cilat dezinfektohen me klor. "Kam përshtypjen se SHBA e kanë kuptuar se mishi me klor nuk shitet në Evropë", tha Schmidt. Veç kësaj, autoritetet e SHBA janë treguar për herë të parë të hapura për një etiketim të atyre produkteve, të cilat janë prodhuar me ndihmën e modifikimit gjenetik.

Të dielën (04.01), politikani i CSU-së e bëri të qartë se ai do të angazhohet edhe më tej për mbrojtjen e produkteve ushqimore rajonale nga Bashkimi Evropian. Por Komisioni Evropian duhet ta tregojë "qartë qëndrimin" e tij para marrëveshjes së tregtisë me SHBA, kërkoi Schmidt duke folur në radion Bayerischer Rundfunk. Dhe strukturat rajonale të mbrojtjes duhet të jenë të rrepta. Birra bavareze duhet të vijë nga Bavaria, tha ministri. Kjo krijon transparencë për konsumatorët dhe mbron prodhuesit e vegjël nga rajonet.