1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sarkozy: Sulmi është tragjedi kombëtare

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy pas vrasjes së tre fëmijëve dhe një mësuesi para një shkolle hebreje në Tuluzë shpalli gjendje alarmi në nivelin më të lartë për terrorizëm në këtë rajon.

Në Francë fëmijët dhe mësuesi janë vrarë nga i njëjti person me armë të njëjta, me të cilat javën e kaluar u vranë tre ushtarë francezë me prejardhje migracioni. Autori i panjohur të hënën në mëngjes (19.03) pati hapur zjarr në një shkollë hebreje. Më pas ai është larguar me një motoçikletë. Sarkozy e quajti këtë sulm "tragjedi kombëtare".

Sarkozy gjatë vizitës në vendin e ngjarjes në Tuluzë

Sarkozy gjatë vizitës në vendin e ngjarjes në Tuluzë

"Ky sulm prek jo vetëm komunitetin hebre, por gjithë kombin. I gjithë vendi është i mërzitur dhe unë jam në anën tuaj. Më besoni që ne të gjithë jemi të tronditur", tha presidenti para njerëzve të grumbulluar në vendngjarje.

Komuniteti hebre e vlerësoi sulmin në këtë shkollë në Tuluzë si akt antisemitik. Edhe policia po heton në këtë drejtim.

Atentatet- problem shqetësues për të gjithë

Ka gjasa siç thuhet nga qarqet e hetuesisë që mund të ketë qenë një ish ushtar ekstremist i djathtë që ka kryer këtë atentat në shkollë dhe po ashtu më parë ndaj ushtarëve francezë me prejardhje migracioni. Sipas të dhënave të policisë nuk ka asnjë dyshim më që këto vrasje të kenë lidhje me njëra tjetrën. Kundër antisemitizmit dhe racizmit dëshiron edhe Milena të vendosë një shenjë në rrugën e Parisit. Ajo mban në duar një qiri për viktimat .

"Unë thjesht erdha, nuk e kisha menduar më parë këtë. Politikanët kanë bërë thirrje për zi kombëtare. Kjo është shumë mirë. Sepse ky është një problem për të gjithë francezët - dhe jo vetëm për grupet etnike“.

Gjendje alarmi në rajonin e sulmit

Një minutë heshtje për nxënsitë e vrarë - Kolegji Anne-Franck në Lambersart

Një minutë heshtje për nxënsitë e vrarë - Kolegji Anne-Franck në Lambersart

Në kulmin e fushatës së zgjedhjeve presidenciale, presidenti Sarkozy dhe rivali i tij socialist Hollande për këtë arsye e kanë pezulluar njëherë për njëherë fushatën e tyre. Sarkozy të hënën në mbrëmje shpalli po ashtu gjendje alarmi të nivelit të lartë të sigurisë për rajonin e Tuluzës.

„Ky akt është i tmerrshëm dhe nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat për t'i nxjerrë këta kriminelë jashtë veprimeve".

Të gjitha institucionet hebreje dhe myslimane - veçanërisht shkollat hebreje tani do të mbikqyren në nivelin më të lartë. Në rajonin e Tuluzës prezenca e policisë do të rritet përsëri. Njerëzit aty kanë frikë që atentatori mund të sulmojë përsëri.

Në përkujtim të viktimave sot u mbajt në të gjitha shkollat një minutë heshtje.

Në mbrëmjen e së hënës më shumë se 1000 njerëz morën pjesë në një ceremoni mortore në një sinagogë të Parisit, në mesin e të cilëve edhe presidenti Sarkozy, rivali i tij për zgjedhjet presidenciale, socialisti François Holladne, si dhe disa ministra. E gjithë Franca ndërkohë është e shokuar.

Autor: Heckmann / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Esta Ahmeti