1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sarkozy siguron Këshillin Tranzitor Kombëtar të Libisë për mbështetje të mëtejshme

Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy paralajmëroi për javën e ardhshme një konferencë për Libinë. Këtë ai e bëri pas një takimi me shefin e Këshillit Tranzitor të Libisë, Mahmud Xhibril.

Në foto, Nicolas Sarkozy, (djathtas) dhe Mahmud Xhibril

Në foto, Nicolas Sarkozy, (djathtas) dhe Mahmud Xhibril

Franca çdo ditë ka shpenzuar nga një milionë euro për Libinë

Franca ishte qysh në fillim në anën e krahut të rebelëve libianë dhe dëshiron të qëndrojë edhe në të ardhmen pikërisht aty. Ky ishte mesazhi  e presidentit francez pas takimit me Mahmud Xhibrilin nga Këshilli i Përkohshëm.  Ai bëri të qartë pozicionin e tij lidhur me një përfundim të mundshëm  të misionit të NATO-s në Libi:

Helikopteri francez Tiger gjatë përgatitjeve për ndërhyrje në Libi

Helikopteri francez "Tiger" gjatë përgatitjeve për ndërhyrje në Libi

"Në atë minutë, që miqtë tanë në Këshillin Tranzitor thonë që klani i Gaddafit nuk rrezikon më popullin libian - pikërisht në këtë minutë përfundon edhe operacioni ushtarak i koalicionit. Dhe ushtarët francezë, pilotët dhe marinarët kthehen për në shtëpi".

Franca ka mbështetur kryengritësit kryesisht nga ajri me sulmet që ishin menduar për  mbrojtjen e popullisisë libiane dhe që u bënë në bazë të një rezolute të Këshillit të Sigurimit. Kësaj i shtohen edhe njësitë speciale franceze të cilat kanë trajnuar luftëtarët e papërvojë në përdorimin e armëve. Për herë të parë ekzistenca e këtyre  "këshilltarëve" u konfirmua ditën e mërkurë (24.08) nga ministri i Jashtëm francez Alan Juppe.  Përveç kësaj, Franca  ka furnizuar edhe me armë të lehta rebelët. Shuma e përgjithshme e ndërhyrjes duhet të jetë e madhe: për çdo ditë shteti francez sipas vlerësimeve të para ka shpenzuar më shumë se një milion euro.

Filozofi Henry-Levy: Fitorja është e rebelëve por edhe e koalicionit

Por përpjekjet  janë shpërblyer, thotë filozofi  Bernard Henry-Levy, i cili në emër të Sarkozy-s ka negociuar me rebelët: "Sigurisht kjo është një fitore e rebelëve, por edhe e koalicionit. Dhe aty në vend të parë qëndron edhe një fitore për Francën, që ka udhëhequr këtë koalicion me një këmbëngulje të shquar".  

Avioni luftarak francez Dassault Rafale mbi Libi

Avioni luftarak francez "Dassault Rafale" mbi Libi

Dhe natyrisht që kjo është fitore edhe e presidentit francez . Nicolas Sarkozy mund ta përdori atë mirë sepse deri tani ai nuk kishte tërhequr vemendjen në drejtim të vizionit të politikës së jashtme. Në fillim të revolucionit më të madh në vendet arabe, Franca mbeti thjesht në fund. Kështu mesazhi i qartë që i dërgon ministri i Jashtëm francez Alan Juppe diktaturave të mbetura është:

"Ne kemi një politikë të jashtme ambicioze dhe një mbrojtje të mirë. Kur është fjala për vlerat tona dhe principet  më të rëndësishme, atëherë ne sigurisht që do t'i shfrytëzojmë. Dhe unë mendoj  që e gjitha kjo do të ketë pasoja të dukshme për Sirinë.  Sot mund të shohim shumë mirë që një diktaturë nuk mund të qëndrojë më në pushtet kundër vullnetit të popullit".

Sarkozy iu premton mbështetje të mëtejshme kryengritësve libianë

Në foto, Nicolas Sarkozy gjatë takimit me Mahmud Xhibrilin, shefin e Këshillit Tranzitor Kombëtar të Libisë

Në foto, Nicolas Sarkozy gjatë takimit me Mahmud Xhibrilin, shefin e Këshillit Tranzitor Kombëtar të Libisë

Edhe Nicolas Sarkozy  tha me fjalë të qarta se populli sirian  ka një të drejtë për demokraci. Ai nuk është i dënuar që të jetojë i shtypur nga një regjim. Megjithatë, ai e përjashtoi një ndërhyrje ushtarake.

Kryengritësve  libianë që vazhdojnë luftimet, presidenti francez iu premtoi mbështetje të mëtejshme. Ai do të angazhohet fort në një takim me pjesëmarrës ndërkombëtarë të planifikuar për javëne ardhshme që rebelët të marrin një pjesë të pasurive të Gaddafit. Paratë e tij në bankat e huaja janë ngrirë dhe mund të lirohen për rindërtimin e vendit. Përfaqësuesi i rebelëve Dschibril foli edhe për  zgjedhje të lira nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.  

 

Autor: Daniela, Junghans / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti

 

DW.COM

Audio dhe video për temën