1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sarkozy rikthehet në skenën politike

Me librin e tij të ri "Gjithçka për Francën" Sarkozy hap garën e kandidatëve. Me ton të ashpër ai kërkon mbështetjen e francezëve dhe zgjedh temën e terrorizmit si temë për fushatën elektorale.

"Unë jam kandidat". Me këtë fjali të shkurtër supozimet marrin fund. Sarkozy do ta provojë edhe njëherë. Ish-Presidenti francez shpall me këtë fundin e pushimeve të verës. Dhe u dërgon francezëve edhe një mesazh: është ai që do ta përcaktojë agjendën politike. Sarkozy, njeriu i veprave.

Momenti i shpalljes është një moment i menduar mirë në dramaturgji nga ekipi i Sarkozy-së. Në krye të tij politikani profesionist dhe shoku i partisë Brice Hortefeux. "Fushata e tij do të përqendrohet në ide të forta", thotë ai. Në librin e tij Sarkozy i ka shkruar këto ide, që mund të ishin edhe të partisë Front National: eleminimi i bashkimit familjar për të huajt, arrest parandalues për të dyshuarit si terroristë, vështirësim i marrjes së nënshtetësisë franceze. Ekonomia në idetë e tij thuajse nuk përmendet.

Hollande përpiqet të lërë përshtypje më të mira

Edhe rënia e papunësisë në 9,6 përqind së fundi nuk i jep krahë Presidentit aktual Hollande. Sipas një studimi të EulerHermes, reforma e debatuar e tregut të punës i ka dhënë ekonomisë franceze një rritje ekonomike vetëm prej 0,5 përqind. Një goditje çliruese ka pamje tjetër.

Prandaj socialistët presin ende për zgjedhjet e tyre paraprake. Politologu francez, Bruno Cautres i thotë DW se socialistët "presin deri në fund shifra më të mira ekonomike, në mënyrë që Hollande të mund të thotë: "E shikoni, ja që e arrita."

Kurse personat rreth Sarkozysë paraqiten të sigurtë në vetvete. Gjendja e Francës nuk mund të ishte më e mirë për nisjen e fushatës së tij elektorale: një vend, ende nën shokun e sulmeve terroriste i përshtatet Sarkozysë. Siguria e brendshme, sovraniteti, një shtet i fortë janë prej kohësh temat e tij të preferuara.

Zgjedhjet paraprake etapë e rëndësishme

Po këto nuk mjaftojnë, thotë edhe kundërshtari më i fuqishëm brendapartiak i Presidentit Sarkozy, Arnaud Montebourg. Ish-ministri francez e akuzon Sarkozy-në për një politikë të padurueshme ekonomike. Programi i tij kërkon më shumë sovranitet, ushtri të qytetarëve me shërbim të detyrueshëm ushtarak të paktën gjashtëmujor, më pak rregulla buxhetore nga Brukseli. Programi i tij të duket sikur mund të plotësojë dëshirën e francezëve për më shumë siguri, pa qenë nevoja që ata të zgjedhin të djathtën.

Përballë Sarkozysë në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Bordeaux-së, studenti i shkollës elitare, ish-kryeministri Alain Juppé. Me 36 përqind të votave mbështetje, Jupé është shumë përpara në anketime. Një duel midis Sarkozysë dhe Jupésë konsiderohet i mundur. Në 20 dhe 27 nëntor pastaj do të vendosë baza e partisë se kë dëshiron. Ujkun e vjetër apo shkollën e vjetër. Por: si së djathtës, ashtu edhe së majtës i mungojnë deri tani kandidatë të pakonsumuar. Prandaj: parashikimet janë të vështira.