1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sarkozy për kursime në sektorin publik

Me një program të ashpër kursimi për shpenzimet publike presidenti francez Nikola Sarkozy dëshiron të dallohet nga socialistët gjatë fushatës zgjedhore.

Në prezantimin e programit e tij zgjedhor Sarkozi tha të enjten se ai do të mbledhë tre të katërtat e fondeve të nevojshme për një buxhet të balancuar deri në vitin 2016, përmes shkurtimeve në shpenzimet publike. Socialistët me gjithë krizën kanë ndezur "fishekzjarre të reja me shpenzime", tha presidenti.

Sarkozy dëshiron të ngrijë kontributin e Francës për BE

Në rast të rizgjedhjes së tij presidenti francez Nikolas Sarkozi planifikon të përcaktojë me kushtetutë frenimin e borxhit për shpenzimet publike. Në të njëjtën kohë Sarkozy kërkon të përcaktojë lartësinë e kontributit francez në buxhetin e BE-së. "Unë ju bëj të ditur, se Franca do të kërkojë ngrirjen e kontributit të saj në buxhetin evropian, që do të thotë kursime vjetore prej 600 milionë eurosh", tha presidenti në paraqitjen e manifestit të tij zgjedhor në Paris të enjten. Franca është pas Gjermanisë paguesi i dytë i madh i kontributeve për BE.

Me shembullin negativ të Spanjës Sarkozy argumentoi se deri në vitin 2016 Franca duhet të kthehet në një buxhet të ekuilibruar. Spanja vuan nga kriza e besimit, që e pengon këtë "vend të madh" të përmbushë detyrimet, që ka marrë. Prandaj edhe për komunat e mëdha franceze është e domosdoshme, që krahas përpjekjeve të shtetit për të kursyer, të reduktojë shpenzimet dhe numrin e punonjësve. Përveç kësaj shpenzimet për transferimin e firmave jashtë shteti nuk do të zbriten më nga taksat. Katër miliardë në vit do të kursehen në sigurimin shëndetësor shtetëror. Programin zgjedhor të sfidantit të tij socialist, François Hollande, ai e kritikoi si "re fishekzjarresh me shpenzime, "për të cilat askush nuk e di, se si do të financohen ato."

Hollande bie në sondazhe

Kandidati presidencial socialist Francois Hollande

Kandidati presidencial socialist Francois Hollande

Dy javë e gjysëm para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë socialisti Francois Hollande humbet përsëri në vlerësimet e sondazheve. Sipas një studimi të publikuar të enjten të Institutit OpinionWay-Fiducial socialisti Hollande do të fitonte në raundin e parë të votimit me 22 prill 26 për qind të votave, Sarkozi 28.5 për qind. Edhe shanset për raundin e dytë vendimtar të votimit më 6 maj janë mjegulluar për Hollande. Përparësia e saj mbi konservatorin Sarkozy, sipas sondazhit, ra brenda një javë me një pikë përqindjeje në 53 për qind. Sarkozy, nga ana tjetër, u ngjit në 47% me një pikë përqindjeje më shumë.

Autor:DPA/AFP/A Verbica

Redaktoi: A Cama