1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sarkozy dhe Cameron në Tripoli

Për herë të parë qysh prej përfundimit të sundimit të pushtetmbajtësit libian, Muammar al-Gaddafi, në Libi kanë mbërritur për bisedime krerë të qeverive perëndimore.

Cameron dhe Sarkozy në Libi

Cameron dhe Sarkozy gjatë vizitës në Libi

Është një moment historik: për herë të parë udhëheqja e re libiane pret mysafirë të lartë shtetërorë, në Tripoli. Për herë të parë mbërriti në kryeqytetin libian, kryeministri i Britanisë së Madhe Cameron. Pak minuta më vonë edhe presidenti i Francës Sarkozy.

Sarkozy dhe Cameron kanë qenë të angazhuar në mbështetjen e kryengritësve libianë në luftën kundër Gaddafi-t. Prandaj ata priten me nderime në vizitën e parë.

Vizitë historike - Sarkozy dhe Cameron në Libi

Vizitë historike - Sarkozy dhe Cameron në Libi

Në qendër të Tripolit është bllokuar gjithçka. Frika për ndonjë sulm është e madhe, veçanërisht pasi Libia ende nuk është tërësisht në duart rebelëve. Por shumica e banorëve janë të gëzuar për këtë vizitë:

„Për ne kjo është një vizitë që vjen nga miqtë. Sarkozy apo Cameron, dhe po ashtu gjithë të tjerët që kanë ndihmuar për të përmbysur tiranin. Ne i mrëpresim me zemër“, thotë një banor i kryeqytetit.

Por kjo nuk është vetëm një vizitë miqësore - është fjala edhe për sfida konkrete.

Cameron dhe Sarkozy duan të ofrojnë kontrata biznesi fitimprurëse me udhëheqjen e re të Libisë. Pra shumë bisedime në këtë vizitë të parë historike.

Gjatë bisedimeve me Këshillin e përkohshëm në qendër është para së gjithash se si mund të zhvillohet vendi në epokën pas Gaddafit. Kreu i Këshillit të përkohshëm libian, Mustafa Abdul Xhalil, kishte kërkuar për luftën kundër ithtarëve të Gadafit furnizim me armë. Xhalil tha për televizionin britanik BBC, se luftëtarët e Këshillit të Përkohshëm kanë nevojë për armë në zonat, që kontrollohen ende nga besnikët e Gaddafit.  

Por vizita e kryeministrit britanik dhe presidentit francez, nuk është vetëm një vizitë miqësore - është fjala edhe për sfida konkrete.

Autore: Mimoza Kelmendi (dpa, rtr)

Redaktoi: E. Xhani