1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Sarkozi:Franca ka nevojë për ndryshime, për të ndalur rënien ekonomike

Presidenti francez, Nikola Sarkozi, nën presionin e protestave intensive nga sindikatat e vendit, është zotuar të mos heqë dorë nga reformat ekonomike, duke thënë se Franca ka nevojë për ndryshime për të përballuar sfidat e kohës.
Në deklaratat që bëri në Paris, Sarkozi tha se reformat në pensione janë shtyrë më tepër se duhet. Ai tha se nevojitet tani një ndryshim për të ndalur atë që e cilësoi si rënie ekonomike e Francës.
Qindra mijëra punonjës të sektorit shtetëror në Francë filluan një grevë një ditëshe, duke iu bashkuar punonjësve të transportit, me kërkesat për rritje pagash dhe në protestë ndaj planeve të qeverisë për reformimin e ekonomisë së vendit.

  • Data 21.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CPsc
  • Data 21.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CPsc