1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sarkozi përqafohet me Bushin

Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë Sarkozi theksoi se ai do të tejkalojë mosmarrëveshjet e vjetra

Presidentë miq

Presidentë miq

Presidenti i Francës Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) do të angazhohet për ripërtëritjen e miqësisë së ngushtë me SHBA dhe tejkalimin e epokës së ftohtë të mandantit të Zhak Shirakut Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare dhe takimit me homologun amerikan (George ë. Bush) Xhorxh Bush në Uashington, Sarkozi tha se nuk i ka kuptuar kurrë deri në fund dallimet e mëparshme lidhur me luftën në Irak. Prandaj ai synon t'i tejkalojë tensionet e kohës së luftës në Irak. "Për faktin që Evropa sot jeton në paqe duhet të falënderojmë SHBA", theksoi Sarkozi.

Epokë e re në marrëdhëniet amerikano-franceze

Nga ana e tij presidenti Bush e quajti popullin francez, popullin më të vjetër mik të SHBA. Para Shtëpisë së Bardhë ai e priti Sarkozinë mjaft miqësisht. Bush deklaroi se Amerika së bashku me Francën do të luftojnë së bashku kundër tiranisë dhe shtypjes. Tema të rëndësishme të bisedimeve ishin Lindja e Mesme dhe Irani.

Sarkozi ka demonstruar unitet me Amerikën edhe në çështjen e programit atomik iranian. Ai tha se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes sanksioneve të OKB-së dhe BE-së. Sarkozi u shpreh për vazhdimin e negociatave lidhur me përdorimin civil të energjisë bërthamore në Iran. Gjatë vizitës së tij presidenti Sarkozi flet sot edhe para të dyja dhomave të Kongresit amerikan. Pritet që ai të theksojë lidhjen e vjetër mes dy vendeve.

  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C55a
  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C55a