1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sarkozi: "Evropa duhet të ketë shpirtin e vet"

Franca do të udhëheqë BE në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, por presidenti Nikola Sarkozi që tani paraqet planet për pespektivën. Franca duhet të jetë në zemër të Evropës, thotë Sarkozi.

Nicolas Sarkozi

Nicolas Sarkozi

Tapeti i kuq, shkëndija të shumta fotoaparatesh dhe himni kombëtar. Kjo pritje i pëlqeu shumë presidentit të Francës Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy), në prezantimin e tij të parë si kryetar shteti, para Parlamentit Evropian në Strazburg. Sikur edhe gjatë fushatës parazgjedhore, presidenti siguroi eurodeputetët se synimi i tij është një Francë aktive në zemër të Evropës.

Francë aktive në zemër të Evropës

Presidencën e radhës në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, Sarkozi do ta shfrytëzojë për zgjidhjen e problemit të identitetit evropian. BE nuk duhet të jetë makinë ligjesh por duhet të ketë edhe shpirtin e vet.
"Nuk guxojmë të humbim kohë, por duhet të veprojmë, me qëllim rikthimin e besimit të popujve evropianë. Duhet të jeni të bindur se Franca do të jetë aktive në këtë drejtim", tha ai. Çështjet institucionale mund të zgjidhen me reforma të thjeshta, por do të mbetej kriza politike e BE.

Bashkimi Europian ka ligje por nuk ka shpirt

Duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Turqisë në BE, të cilin ai e kundërshton, presidenti Sarkozi tha: "Në një demokraci evropiane duhet të jemi në gjendje që të debatojmë edhe për qëllimet përfundimtare të Evropës. Prandaj kam kërkuar prej Komisionit të Ekspertëve që ta shqyrtojë këtë mundësi", tha Sarkozi, i cili mendon se duhet të debatohet më shumë se cila do të jetë ardhmëria më e mirë e Evropës. "Natyrisht që ka mendime të ndryshme, por idenë më të mirë mund ta gjejmë vetëm në qoftë se futemi në një debat të përbashkët", nënvizoi ai.

Europa duhet të fuqizohet

Konservatori Sarkozi në fjalimin e tij të ndëprerë shpesh nga duartrokitjet, u angazhua për një Evropë më të fuqishme, e cila do të mbronte banorët e saj nga pasojat negative të globalizimit dhe sundimi i spekulimeve financiare. Evropa ka nevojë për një politikë unike të mbrojtjes dhe për të huajt, por edhe për një politikë të përbashkët financiare e industriale. BE nuk duhet të lejojë një konkurencë jolojale nga rajonet tjera të botës. "Evropa nuk do që të ketë protekcionizëm, por nuk do të lejojë as të kundërtën. Evropa duhet të sigurojë pavarsinë e furnizimit me energji dhe mallra ushqimore", theksoi presidenti Sarkozi. Sa i përket parlajmrimeve për një valë protestash në Francë, presidenti tha se asgjë nuk do ta ndalë në rrugën e tij të reformave. "Evropa ka nevojë për një Francë të shëndoshë", tha Sarkozi.


  • Data 13.11.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CBno
  • Data 13.11.2007
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CBno