1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sarkozi do ta zgjidhë deri në fund të vitit krizën e BE-së

Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy), në funksionin e presidetit të radhës të BE-së për këtë gjashtëmujor i paraqiti Parlamentit Evropian prioritet e tij në politikën e BE-së.

default

Presidenti fracez duke paraqitur programin gjashtëmujor të BE-së në Parlamentin Evropian

Një temë me prioritet në politikën e presidentit Sarkozi për BE-në është klima. Ai e cilësoi si detyrën më të rëndësishme të presidencës franceze përfundimin e bisedimeve mbi një paketë të BE-së për klimën, e cila duhet t´i paraqitet në janar Komisionit të BE-së. "Kjo ka prioritet absolut. Ne jemi brezi i fundit, që mund ta parandalojë katastrofën.", tha presidenti francez.

Prioritet - kriza në Bashkimin Evropian

Po kaq prioritet ka për Sarkozinë edhe zgjidhja e krizës aktuale në BE: "Presidenca franceze e BE-së në marrëveshje me qeverinë irlandeze deri në tetor ose në dhjetor do të propozojë një mënyrë ose me shpresë një zgjidhje për të dalë nga kjo krizë.", deklaroi Sarkozi përpara deputetëve të Parlamentit Evropian.

Kriza u shkaktua në qershor, pasi irlandezët në referendumin popullor u shprehën kundër Marrëveshjes për reformimin e institucioneve të BE-së e ratifikuar ndërkohë nga parlamentet e 21 vendeve anëtare.

Sarkozi do t'u drejojë fjalë të qarta irlandezëve

Irland EU Volksabstimmung zu Lissabon Vertrag Wahllokal

Irlanda i tha JO Marrëveshjes së Lisbonës


Në tetor dhe në dhjetor zhvillohen samitet e radhës të BE-së në Bruksel. Sarkozi deklaroi, se ai nuk do ta verë nën presion qeverinë irlandeze. Por ne duhet t´u themi qartë irlandezëve, se "Evropa nuk mund të paralizohet për shkakun tuaj." Për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që zhvillohen në vitin 2009 nuk ka më shumë kohë, tha Sarkozi. Presidenti francez nga ana tjetër e përjashtoi kategorikisht mundësinë e bisedimeve të reja lidhur me Marrëveshjen e Lisbonës për reformimin e institucioneve. Sipas tij ose kjo marrëveshje duhet të jetë e sukseshme, ose BE-ja duhet të vazhdojë t´i përmbahet Marrëveshjes së mëparshme të Nisës. Nëse mbetet në fuqi Marrëveshja e Nisës, kjo do të thotë edhe fundi i procesit të zgjerimit: "Mbetet Nisa në fuqi, atëherë Evropa mbetet me 27 anëtarë.", theksoi Sarkozi.


  • Data 11.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ea7G
  • Data 11.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ea7G