1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Sarkozi demonstron miqësi me Amerikën

Presidenti i Francës Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) angazhohet për ripërtëritjen e miqësisë së ngushtë me SHBA. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare dhe takimit me homologun amerikan (George W. Bush) Xhorxh Bush në Uashington, Sarkozi tha se nuk i ka kuptuar kurrë deri në fund dallimet e mëparshme lidhur me luftën në Irak. "Për faktin që Evropa sot jeton në paqe duhet të falënderojmë SHBA", theksoi Sarkozi. Ndërsa presidenti Bush e quajti popullin francez, popullin më të vjetër mik të SHBA. Sarkozi ka demonstruar unitet me Amerikën edhe në çështjen e programit atomik iranian. Ai tha se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes sanksioneve të OKB-së dhe BE-së. Sarkozi u shpreh për vazhdimin e negociatave lidhur me përdorimin civil të energjisë bërthamore në Iran. Gjatë vizitës së tij presidenti Sarkozi do të flas edhe para të dyja dhomave të Kongresit amerikan.

  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C4yg
  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C4yg