1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sardenjë: 16 të vdekur nga stuhia

Shirat e dendur shkaktuan vdekjen e të paktën 16 personave në ishull, në mesin e tyre edhe disa fëmijë. Afro 2300 njerëz e kaluan natën në strehimore emergjente.

Në natën e së mërkurës stuhitë kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Italisë. Sipas të dhënave të medieve në veçanti janë prekur rajonet e Lazio-s, Pulia-s dhe Kalabrisë. Si pasojë janë përmbytur rrugë dhe janë rrëzuar pemë. Vetëm në kryeqytetin e rajonit jugor të Kalabrisë, Catanzaro, sipas vlerësimeve të para komunale dëmet e shkaktuara kapin vlerën e rreth dhjetë milionë euro. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa në Venecia është regjistruar përmbytja e pestë gjatë këtij viti. Në sheshin e Shën Markut, niveli i uji arriti të martën në mbrëmje lartësinë prej 45 cm, për këmbësorët u desh të ndërtohen urëza prej druri.

Pas motit të ashpër në Sardenjë afro 2300 njerëz e kaluan natën në strehimore emergjente, tek të afërmit apo miqtë. Shirat e dendur shkaktuan vdekjen e të paktën 16 personave në ishull, në mesin e tyre edhe disa fëmijë. Rrugët janë përmbytur, urat janë shkatërruar, nën ujë ndodhen edhe shtëpitë.

Pamje nga Sardenja

Pamje nga Sardenja

Sipas ministrit të Mjedisit Andrea Orlando 2700 njerëz kanë mbetur të pastrehë nga stuhia. Ndërsa sipas drejtorit të mbrojtjes civile lokale rreth 20.000 njerëz janë prekur nga stuhia.

Kryeministri italian Enrico Letta ka vizituar të martën qyteti Olbia, më të prekurin në veri të ishullit. "Shteti bën atë që ai mundet," tha ai. Qeveria vuri menjëherë në dispozicoon 20 milionë euro ndihma emergjente. Këto janë vetëm një hap i parë për të dalë nga situata e emergjencës akute, tha Letta.