1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sanksionet ekonomike të BE-së dhe të OKB-së ndaj regjimit ushtarak birmanez tregojnë rezultatet e para

Të prekur drejtpërdrejt prej sanskioneve janë mbi 10 sipërmarrje dhe persona të veçantë, ndër ta disa biznesmenë birmanezë dhe anëtarë të juntës ushtarake. Atyre u janë bllokuar llogaritë bankare si dhe lidhjet tregtare.

default

Solidaritet me protestat në Mianmar

Pesë javë pas shtypjes së përgjashme të protestave paqësore në Birmani, i ngarkuari i posaçëm i OKB-së Ibrahim Gambari do të përpiqet sërish gjatë vizitës së tij të dytë në Birmani, e cila fillon më 03.11., që t'i bindë pushtetmbajtësit për të filluar procesin e demokratizimit të vendit. Ndërkohë sanksionet ekonomike të BE-së dhe të OKB-së ndaj regjimit ushtarak birmanez po tregojnë rezultatet e para.

Duke filluar nga data 3 nëntor, shoqërisë ajrore Air Bagan e biznesmenit birmanez Tay Za nuk i lejohet të fluturojë më intinerarin Rangun-Singapor. Bankat e Singaporit i kanë bllokuar llogaritë rjedhëse të ksëaj shoqërie ajrore, qëkurse ajo u përfshi në listën e zezë të SHBA-ve. Sanksionet ekonomike të BE-së dhe të OKB-së ndaj regjimit ushtarak birmanez po tregojnë kështu rezultatet e para. Të prekur drejtpërdrejt prej tyre janë mbi 10 sipërmarrje dhe persona të veçantë, ndër ta disa biznesmenë birmanezë dhe anëtarë të juntës ushtarake. Atyre u janë bllokuar llogaritë bankare si dhe lidhjet tregtare.

Sipas njoftimeve të gazetave 40-vjeçari Tay Za, pronar i shoqërisë ajrore Air Bagan ka në parkun e vilës së tij në Rangun një Ferrari të kuq dhe një Lamborghini të verdhë. Firma e tij, Htoo Trading Company, ka fituar vitin e kaluar mbi 65 milionë dollarë me eksporte druri nga pemë tropikale, pasurish të patundshme, vaj palmash dhe armësh. Garancinë për bizneset e veta ai e fiton duke punësuar nëpër pozicione drejtuese të firmës së vet djemtë dhe vajzat e gjeneralëve të juntës.

Regjime mund të detyrohet që të ndryshojë qëndrim vetëm përmes sanskioneve thotë Maung Maung, sekretari i përgjithshëm i partisë opozitare në mërgim "Këshilli kombëtar i Bashkmit të Birmës":

'Ne kemi nevojë për më tepër hapa konkretë. Regjimi vazhdon të ketë ende shumë mbështetje nga anë të ndryshme. Ne duhet t'u presim rrugën eksportit të gurëve të çmuar dhe eksporteve të tjera. Në rast se u presim gjeneralëve rubinetin e parave, atëhere mund të ndryshojë diçka, ata mund të jenë të gatshëm për bisedime me opozitën.'

Partnerët më të rëndësishëm tregtarë të regjimit birmanez, në krye të tyre Kina, janë kundër sanksioneve dhe shtimit të presionit dnaj juntës ushtarake. Zëdhënësi i MPJ kineze Liu Jianchao tha se Kina i mbështet përpjekjet për ndërmjetësim të OKB-së, por se:

'Qeveria kineze nuk do të ushtrojë presion ndaj Mianmarit. Ne shpresojmë që palët në Mianmar do të tregohen të përmbajtura dhe do t'i zgjidhin problemet me dialog me bisedime. Ne shpresojmë se në vend mund të arrihet pajtimi kombëtar, përparimi dhe zhvillimi demokratik.'

I ngarkuari i posaçëm i OKB-së për Birmaninë Ibrahim Gambari domtë zhvillojë ditët e ardhshme sërish bisedime me juntën ushtarake. OKB-ja kërkon që kësaj here prej tyre të dalin përfundime më konkrete sesa herën e kaluar.

  • Data 02.11.2007
  • Autor Bernd Musch-Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0T5
  • Data 02.11.2007
  • Autor Bernd Musch-Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0T5