1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brüssel EU-Außenministerrat

15 Nëntor 2011

Ministrat e Jashtëm të BE në Bruksel ranë dakord për sanksione të ashpra kundër Sirisë, ndërkohë që në temën e Iranit dhe programit të tij bërthamor u treguan të përmbajtur.

https://p.dw.com/p/13AUa
BE diskuton sanksionet kundër Sirisë-Catherine Ashton dhe Andris Piebalgs
BE diskuton sanksionet kundër Sirisë, Catherine Ashton dhe Andris PiebalgsFotografi: dapd

Qeveria siriane do t'i ndiejë tani edhe më ashpër sanksionet e BE. 18 mbështetës të tjerë të presidentit Bashar al-Asad tani janë përfshirë në listën e zezë të BE-së. Në total janë bërë 74 persona. Këtyre njerëzve u ndalohet të hyjnë në BE dhe iu janë ngrirë llogaritë. Përveç kësaj, Banka Evropiane e Investimeve nuk i jep më kredi Sirisë. Tashmë ndodhen në fuqi embargoja e armëve dhe ndalimi i importit të naftës së papërpunuar nga Siria. Duke dhënë edhe një sinjal tjetër, BE ra dakord për të bashkëpunuar me Këshillin Kombëtar të opozitës siriane. Ky hap, megjithatë, nuk do të thotë ende njohje e tij si përfaqësues legjitim i popullit sirian, sikurse njohu BE-ja në Libi disa muaj më parë Këshillin Popullor.

Me lavdërime të mëdha u prit në Bruksel sidomos njoftimi i Lidhjes Arabe, për të pezulluar anëtarësimin e Sirisë dhe për të vendosur sanksione në qoftë se qeveria vazhdon të përdorë dhunë kundër popullit të vet. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle shpreson se tani do të lëvizë diçka edhe në OKB: "Nëse Lidhja Arabe sot e bën të qartë se edhe ajo nuk e toleron dhe nuk mund ta pranojë këtë sjellje të regjimit të Assadit, atëherë unë mendoj se kjo është një shkas për partnerët në Këshillin e Sigurimit të OKB që kanë hezituar deri tani dhe nuk e kanë gjetur një gjuhë të qartë, që të ndryshojnë mendimin."

Këtë fjalë të Westerwelles i referohen Rusisë dhe Kinës. Të dyja vendet kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit dhe deri tani i kanë ndaluar sanksionet e OKB-së kundër Sirisë. Për sa kohë që kjo mbetet kështu, bashkësia ndërkombëtare zor se ta mbrojë popullsinë civile siriane kundër dhunës shtetërore, thotë ministri i jashtëm britanik William Hague. Por, një ndërhyrje ushtarake si në Libi ai nuk pranon: "Në këtë moment nuk ka asgjë që mund të bëjmë ne si vende evropiane. Kjo është një situatë tjetër nga ajo e Libisë. Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB, dhe situata siriane është më komplekse se ajo e Libisë, në fillim të këtij viti. "

Në rastin e Iranit, situata në Këshillin e Sigurimit është e ngjashme. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në raportin e saj të fundit e akuzon Teheranin se ndërton bombën atomike. Edhe këtu, Rusia dhe Kina po i bllokojnë një rezolutë të përbashkët të Këshillit. Megjithatë, BE duhet të vazhdojë të përqëndrohet tek rruga diplomatike dhe jo tek kërcënimet ushtarake, ashtu si bën Izraeli, mendon Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn.

Rosenthal dhe Azubalis-Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE
Rosenthal dhe Azubalis-Këshilli i ministrave të Jashtëm të BEFotografi: dapd
Juppe dhe Hague -Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE
Juppe dhe Hague -Këshilli i ministrave të Jashtëm të BEFotografi: dapd

Aselborn, vlerësoi në mënyrë të qartë edhe qëndrimin e përmbajtur të qeverisë së SHBA mbi çështjen e një sulmi ushtarak. Mendimin e tij e ndajnë pothuajse të gjithë. Westerwelle i quajti diskutimet për veprime ushtarake "kundërproduktive". Edhe homologu i tij suedez Carl Bildt, tha se BE duhet ta "zgjidhë këtë problem me mjete diplomatike".

Autor: Christoph Hasselbach
Redaktoi: Elert Ajazaj