1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike kundër Rusisë

Sanksionet e gjera ekonomike të BE-së kundër Rusisë synojnë të jenë një paralajmërim i fortë.

Për shkak të konfliktit në Ukrainë, shtetet anëtare të BE-së ranë për herë të parë dakord për sanksione gjithëpërfshirëse ekonomike kundër Rusisë. Saksionet përfshijnë shërbimet financiare, eksportet dhe importet e armatimeve, si dhe eksportet e mallrave të cilat mund të përdoren si për qëllime civile edhe ushtarake.

Sanksionet e gjera ekonomike të BE-së kundër Rusisë të miratuara sot synojnë të jenë "një paralajmërim i fortë", por mund të prapësohen nëse Moska ndryshon kurs në Ukrainë, tha Presidenti i BE-së Herman Van Rompuj në një deklaratë.

Herman Van Rompuy

Herman Van Rompuy

Sipas diplomatëve të BE-së këtyre sanksioneve do t'u shtohen edhe eksportet e "teknologjive të ndjeshme në sektorin e naftës." Në këtë mënyrë për herë të parë preken sektorë të tërë të ekonomisë ruse. Sipas diplomatëve pritet që deri të mërkurën në mesditë sansksionet të jenë gati edhe në formë të shkruar dhe më pas të botohen. Ato hyjnë në fuqi në momentin e botimit.

BE-ja e kishte kërcënuar Rusinë prej muajsh me sanksione ekonomike, por deri tani ishte kufizuar me masa specifike kundër individësh rusë dhe ukrainas.

Rusia është për shumë vende të BE-së një partner i rëndësishëm tregtar dhe furnizues me energji. Si rezultat i sanksioneve ekonomike priten edhe dëme për ekonomitë e BE-së. Por goditja e avionit në Ukrainën lindore më 17 korrik i dha konfliktit një dimension të ri dhe i bëri vendet e BE-së ta ashpërsojnë kursin e tyre kundër Rusisë.