1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti në Berlin: Hapa konkretë për forcimin e kontrolleve të tregjeve financiare ndërkombëtare

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Spanjës dhe Hollandës, kërkuan edhe një mbikqyrje më të fortë për fondet spekullative Hedge si dhe agjencitë e klasifikimit.

default

Nga bursa e Frankfurtit

Vendet kryesore të BE ranë dakord të dielën (22.02) në Berlin për hapa konkretë për forcimin e kontrolleve të tregjeve financiare ndërkombëtare. Në deklaratën përfundimtare të takimit në Zyrën Kancelarore në Berlin, ata kërkuan që të mos mbetet pa rregullim e mbikqyrjeje, asnjë treg, produkt e aktor financiar.


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në konferencën e shtypit, në përfundim të takimit të nivelit të lartë të BE në Berlin: "Ne besojmë se kemi nevojë për parime të përbashkëta në botë, përfshirë edhe trajtimin e disbalancave të mëdha në botë. Këto parime duhet të përpunohen hap pas hapi - në Londër një hap i parë, në Itali, në takimin e G-8ës një hap i dytë - për të arritur në një kartë të tillë të ekonomizimit të vazhdueshëm me parime të përbashkëta."


Një nga pikat për të cilat u ra dakord në takim ishin edhe hapa që kundërshtojnë proteksionizmin: "Ne deklarohemi për një tregti të hapur botërore, pa proteksionizëm" , tha kancelarja Merkel.


Ajo shtoi më tej se për përballimin e krizës duhet të forcohet Fondi Monetar Ndërkombëtar. Pjesëmarrësit e takimit ranë dakord që të dyfishohen mjetet e FMN-së, në mënyrë që në rast nevoje ai t'u ndihmojë shteteve në vështirësi. Kështu do të sigurohet jo vetëm stabiliteti i bankave, por edhe i vendeve.


Të nevojshme janë edhe hapa të vendosur kundër oazeve të taksave, thuhet në dokumentin e përpunuar nga ministrat e financave. Veç kësaj propozohet të hartohen direktiva të detyrueshme për shpërblimet e menaxherëve.


Takimi i Berlinit i shërben përgatitjes për takimin e nivelit të lartë për financat, të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe me zhvillim të shpejtë ekonomik, që do të mbahet në 2 prill në Londër.


DW.COM

  • Data 22.02.2009
  • Autor dpa/dw/aud
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GzGF
  • Data 22.02.2009
  • Autor dpa/dw/aud
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GzGF