1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Samiti i tretë i integrimit

Kërkohet shtimi i shanseve për arsimim dhe përmirësimi i së drejtës për marrjen e nënshtetësisë.

default

Me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, tö enjten (06.11.) u mblodhën në Berlin rreth 140 përfaqësues të federatës, landeve dhe të organizatave të migrantëve për takimin e tretë të nivelit të lartë për integrimin. Ata bënë bilanc se në ç'masë janë plotësuar "detyrimet për vetveten" të "Planit kombëtar të integrimit" të vitit 2007 për një integrim më të mirë të migrantëve.

Në Gjermani jetojnë rreth 15 milionë vetë me të ashtuquajtur sfond emigranti, integrimi i të cilëve, sipas mendimit të qeverisë federale ka ecur tashmë një pjesë të mirë. E rëndësishme është para së gjithash, tha kancelarja Merkel pas përfundimit të takimit:

"Që integrimi të përfundojë në pjesëmarrje, pra në marrje pjesë në shoqërinë tonë në kuptimin më të gjerë të fjalës. Nëse bëhet fjalö për vendet e shkollimit, apo të studimit, për përgjegjesitë për punën politike ose në shoqata në vendin tonë në, fund të fundit duhet të jetë fare normale, që këtu të kemi të njëjtat shifra përqindjeje si në popullsinë gjermane. Migrantët bëjnë pjesë në shoqërinë tonë."

Qeveria kërkon të vendosë synime të qarta në punën integruese, të cilat të jenë të verifikueshme, tha kancelarja Merkel. E ngarkuara për integrimin e qeverisë gjermane, ministrja e shtetit Maria Bëhmer i konkretizoi parametrat:

Deri në vitin 2012 duhet që të gjithë fëmijët, që shkojnë në shkolla fillore, të zotërojnë mirë gjermanishten. Por deri tani vetëm gjysma e kopshteve të fëmijëve ofron kurse për mësimin e gjuhëve nga fëmijët e migrantëve. Veç kësaj, deri në vitin 2012 duhet të përgjysmohet numri i atyre që ndërpresin shkollën dhe të barazohet niveli i arsimit të nxënësve me prejardhje të huaj me ata pa prejardhje të huaj.

Por kryetari i Bashkësisë federale të Shoqatave të Emigrantëve, Mehmet Tanriverdi foli për mungëse përparimesh dhe për faktin që Plani Kombëtar i Integrimit nuk ka mbërritur "poshtë":

"Ne shohim deficite në sektorin e arsimit. Numri i atyre që përfundojnë ciklin e lartë të shkollës nëntëvjeçare vazhdon të jetë i lartë, në krahasim me gjermanët është dyfish i lartë. Numri i të papunëve te migrantët është dyfish më i lartë."


Shoqatat e migrantëve përsëritën në takimin e nivelit të lartë për integrimin kërkesën e tyre për përmirësime juridike në të drejtën e nënshtetësisë dhe për bashkimin e bashkëshortëve. Kryetari i Komunitetit Turk në Gjermani, Kenan Kolat përmendi si kritikë kryesore faktin që kushtet kuadër ende nuk janë ato që duhen:

"Kësaj kritike ne i përmbahemi edhe më tej. Bashkimi i bashkëshortëve dhe marrja e nënshtetësisë problematizohen edhe më tej nga ne, por ne duhet të punojmë për këtë. Aktualisht ne nuk arrijmë ta bindim qeverinë federale. Por ata të paktën janë afruar një hap drejt nesh."

E ngarkuara me integrimin e qeverisë federale, Maria Bëhmer e hedh vështrimin përpara. Tema të reja do të shtohen në integrim, tha ajo:

"Krahas temave klasike "mësimi i gjuhës, arsimi, kualifikimi dhe tregu i punës" dhe fushave si "sporti" dhe "mediet" ne do t'i drejtohemi më fort temës "profilaksia e shëndetit" dhe temës së "përkujdesjes", sepse me migrantët, që moshohen në Gjermani, këto tema fitojnë rëndësi."

Për në fillim të vitit 2009, ministrja e integrimit Bëmer shpalli një konferencë të madhe në Berlin, për të ashtuquajturin "Monitorim të Integrimit", në mënyrë që përparimet në integrim të mund të maten.

  • Data 07.11.2008
  • Autor Sabine Ripperger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpAl
  • Data 07.11.2008
  • Autor Sabine Ripperger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpAl