1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Samiti i parë i tri fuqive aziatike

Të shtunën në Japoni u mbajt samiti i parë i Kinës, Japonisë dhe Koresë Jugore, i cili përfundoi me tri kumtesa dhe një konferencë të përbashkët shtypi. Në planin e përbashkët parashikohen mbi 30 masa të ndryshme.

default

Taro Aso dhe Lee Myung-bak

Ishte hera e parë që në një samit të përbashkët takohen presidentët dhe kryeministrat e Kinës, Japonisë dhe Koresë Jugore, por kjo nuk do të jetë edhe hera e fundit. Në përfundim, kryeministri i Japonisë Aso paralajmëroi se takimi i radhës do të zhvillohet në Kinë.

„Kemi vendosur që takimi trilateral të jetë tradicional dhe kemi vendosur që t'u përmbahemi qëllimeve të parashikuara në nëntor, për luftimin ne krizës ekonomike dhe financiare. Përveç këtyre, duam që të forcojmë edhe bashkëpunimin rajonal, për të përballuar krizën financiare", thotë Aso.

Janë nënshkruar tri kumtesa dhe një plan i përbashkët aksional me mbi 30 masa të ndryshme. Plani duhet të ndihmojë në përmirësimin e bashkëpunimit mes këtyre vendeve aziatike. Fjala është për bashkëpunim në sektorin e ruajtjes së mjedisit, në kulturë dhe shkëmbimin e të rinjëve si dhe transferimin e teknologjisë. Dokumeti prej 18 faqesh bënë të qartë vendosmërinë e vendeve për bashkëpunim më të ngushtë. Mirëpo roli i Japonisë si forcë koloniale dhe agresor në Luftën e Dytë botërore edhe sot rëndon marrëdhënjet. Këtu duhet shtuar edhe konfliktet territoriale midis Japonisë dhe Kinës si dhe Japonisë dhe Koresë Jugore. Pikërisht për këto shkaqe, vendimi për takime tradicionale, çdo vit, fiton në peshë. Takimi i parë u mbajt nën hijen e krizës financiare dhe ekonomike.

„Një krizë e tillë ndodhë një herë në 100 vjet. Prandaj është kaq e rëndësishme që vendet të bashkëpunojnë mes vete. Përmes bisedimeve të këtilla mund të luftohet edhe protekcionizmi“, shprehet kryeministri kinez .

Në deklaratat e përbashkëta për gjendjen financiare dhe ekonomike në botë, Taro Aso, Wen Jia Bao dhe Lee Myun-bak, kanë përshëndetur qëllimet e bankave qendrore për shkëmbimin më të madh të devizave me qëllim evitimin e dallimeve në kurse. Kryeministrat thanë se në 12 muajt e ardhshëm nuk do të ketë kufizime të reja tregtare apo në investime.

„Për të tejkaluar këtë krizë ekonomike, me rëndësi është të bashkëpunojmë. Ky hap mes këtyre tri vendeve, për forcimin i likuiditetit në deviza ishte me rëndësi. Por vet vendimi për bashkëpunim mes këtyre vendeve është një sinjal shumë i mirë."

Kina, Korea Jugore dhe Japonia kanë vendosur të bashkëpunojnë edhe në përballimin më të lehtë të katastrofave natyrore, si tajfunët apo termetet. Këto masa duhet të plotësojnë marrëveshjet ekzistuese në kuadër të forumeve si ASEAN apo APEC. Njëkohësisht këto vende më të rëndësishme politike dhe ekonomike në Azi do të mblidhen edhe në samitet vjetore tradicionale, sepse deri tani nuk kanë pasur ndonjë formë të përbashkët organizimi.

  • Data 13.12.2008
  • Autor Peter Kujath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GFZm
  • Data 13.12.2008
  • Autor Peter Kujath
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GFZm