1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Samiti i OKB-sё pёr mbrojtjen e oqeaneve

Peshkimi pa kontroll dhe ndotja kёrcёnojnё oqeanet. Mbrojtja e tyre ёshtё po kaq emergjente sa edhe ndryshimi i klimёs. Pёr herё tё parё OKB organizon njё samit mbi kёtё problematikё.

Nё konferencёn, qё u hap kёtё tё hёnё (05.05) nё Nju Jork, deri mё 09.06 delegacionet nga mё shumё se 150 vende do tё konsultohen pёr mundёsitё e mbrojtjes sё oqeaneve.

"Oqeani duket i pafund, por nё tё vёrtetё ai ka arritur nё limit", tha Christoph Heinrich nga Hamburgu, i cili ёshtё anёtar i kryesisё sё organizatёs sё mjedisit World Wide Fund For Nature (WWF) . Nё Nju Jork duhet tё krijohet kuadri pёr tё koordinuar angazhimin dhe nismat, qё ekzistojnё ndёrkohё.

Detrat dhe oqeanet rrezikohen nga ndotja, veҁanёrisht mbeturinat plastike, peshkimi i pakontrolluar,shfrytёzimi industrial i tabanit tё detit dhe dёmtimi nё pёrmasa dramatike i koraleve, vuri nё dukje pёrfaqёsuesi i WWF, Heinrich. Afro tetё milion ton mbetje plastike pёrfundojnё ҁdo vit nё det. Nёse nuk ndёrmerret asgjё deri nё vitin 2050 nё ujrat detare do tё lundrojё mё shumё plastikё se sa peshq. "Ne kemi nevojё pёr njё ndryshim me vendosmёri tё kursit, sepse pa oqean dhe det nuk ka jetё", tha Heinrich. Nё bazё tё agjendёs sё OKB-sё pёr qendrueshmёrinё deri nё vitin 2030 gjendja nё ujrat detare duhet tё pёrmirёsohet, nё mёnyrё qё ato tё mund ta pёrmbushin edhe mё tej funksionin e tyre pёr njerёzimin.