1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Samiti i Ohrit: Evropa duhet të jetë e hapur për vendet e Ballkanit

Pa perspektivë Evropiane, Ballkanit Perëndimor do t´i mungonte e ardhmja politike dhe ekonomike. Është ky konstatim i përbashkët i 17 presidentëve të shteteve të Evropës Qendrore, pjesëmarës në samitin e Ohrit.

default

Salla ku po zhvillohet samiti i presidentëve të Evropës Qendrore në Ohër

Presidenti i Sllovenisë Danillo Turk, vendi i të cilit kryeson BE-në, tha se asesi nuk guxon të lejohet që Ballkani të mbetet njollë e zezë në hartën e Evropës. Sipas tij Maqedonia dhe Greqia duhet të gjejnë kompromis korrekt në grindjen për emrin. Presidenti i Çekisë Vacllav Kllaus vlereson se Evropa nuk është pronësi e askujt, por u takon të gjitha vendeve. Bashkësia ndërkombëtare thotë Kllaus duhet të ketë paraqitje të unifikuar lidhur me këto çështje.


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi në fjalimin e tij theks të veçantë i kushtoi Kosovës. Pavarësia e Kosovës është rast dhe realitet i vetëm i Ballkanit. Shqipëria ka ambicje të shëndrohet në qendër rajonale energjetike, tha Topi para homologëve të vet. Për presidentin e Kroacisë Stipe Mesiq në rajon ende ka forca jo evropjane të cilat BE-në nuk e kanë në agjendën e tyre. Duke aluduar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, Mesiq tha, se shtetet në rajon mund të marin një vendim për ta zgjidhur dilemën se a janë apo jo për t' iu bashkangjitur Evropës së bashkuar.


Integrimi ne Bashkimin Evropjan është alternativë e vetme për Moldavinë ka thënë presidenti i saj Vlladimir Voronin. Presidenti i Hungarisë Llasllo Shojom , thot se funksionimi i shoqërisë multietnike në Maqedoni duhet të jet model për vendet e tjera të rajonit. Dyert e BE-së duhet gjithmonë të jenë të hapura për vendet që i kanë përmbushur kriteret dhe standardet për anëtarësim në BE.

Kirche Heiliger Johannes in Kaneo, Ohrid See, Mazedonien

Panoramë nga Liqeni i Ohrit dhe kisha e Shën Gjonit


Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl si mysafir special i samitit ka theksuar se Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa pjesën e saj të rëndësishme të Ballkanit. Në samit po merr pjesë edhe presidenti i Gjermanise Horst Këler (Köhler). Gjermania edhe një herë ka dhënë një sinjal pozitiv për rajonin i cili duhet të jetë pjesë e Evropës së Bashkuar.

Presidentët e 17 vendeve të shoqeruar nga bashkëshortet e tyre, kanë vizituar Pllaoshnikun dhe katedralen e Shën Sofisë, ku janë pritur nga hirësia e tij udhëheqesi shpirtëror i Kishës Ortodokse Maqedonase, zotëri zotëri Stefani.

DW.COM

  • Data 02.05.2008
  • Autor Fatos Musliu, Ohër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DsPx
  • Data 02.05.2008
  • Autor Fatos Musliu, Ohër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DsPx