1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Samiti i NATO-s - Forcim i partneritet transatlantik dhe zhvillim i konceptit të ri strategjik

Samiti i Strasburg/Kehl-it demostroi vitalitetin e Aleancës Atlantike, që në 60 vjetorin e saj u zgjerua me dy vende te reja: Shqipërinë dhe Kroacinë. Sot Aleanca ka dyfishin e anëtareve në raport me 4 Prillin 1949-s.

default

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATO-s në Samitin e 60 vjetorit

Samiti forcoi partneritetin transatlantik për të përballuar sfidat e mbrojtjes kolektive dhe luftuar terrorizmin në Afganistan dhe Paskistan. Ai lancoi procesin e zhvilimit të një koncepti të ri strategjik të NATO-s. Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, është zgjedhja e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s, kryeministrit danez, Anders Fogh Rasmussen, i pari danez që vjen në detyrën e lartë. Kreu i ri i Natos, që fillon detyrën më 1 gusht të këtij viti, mori vlerësim të madh nga Presidenti amerikan Obama, i cili ia doli mbanë të bindë Turqinë për të hequr dorë nga kundërshtimi ndaj kandidaturës së kryemnistrit danez.

Barack Obama Pressekonferenz Nato Abschlusstag

Presidenti i SHBA-së Barack Obama në samitin e NATO-s, Strasburg 4 prill 2009

"Zoti Rasmussen gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm dhe besoj se ai është njeriu i duhur për të drejtuar NATO- n në një periudhë tranzitore, kur ne po kalojmë nga vizioni i shek XX në vizionin që i përgjigjet sfidave të shek XXI", tha Presidenti amerikan Obama.

Ai e quajti produktiv samitin e Strassburg/ Kehl-it. Në mënyrë të posaçme Oboma, iu drejtua të shtunën (04.04)dy vendeve mikpritëse Gjermanisë dhe Francës: "Dëshiroj të falenderoj Kancelaren Merkel dhe presidentin Sarkozi jo vetëm për mikpritjen e tyre të madhe por për zotimet që ata morën lidhur me Afganistanin duke treguar angazhimin e tyre serioz për të përballur sfidat e NATO-s dhe në mënyrë të vecante misionin tonë në Afganistan", tha presidenti amerikan Obama.

Këtë mision do ta mbështesë edhe Shqipëria anëtarja më e re e NATO-s. Kryeministri i Shqipërisë, sali Berisha deklaroi dërgimin në Afganistan të një sasie trupash dy herë më të madhe se deri tani. Për kreun e qeverisë së Tiranës anëtarësimi në NATO është më shumë se pjesëmarrje në Aleancën më të sukseshme ushtarake. "Për Shqipërinë hapet një epokë e re, në të cilën shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen e tyre në liri të plotë. Tani shqipatarët nuk do të ecin më të vetmuar por së bashku me kombet më të mëdha, më të lira dhe më të fuqishme të planetit", tha kryeministri Berisha në Strasburg, në konferencën e shtypit , pas mbarimit të Samitit.

Dokumentat e Samitit të Strasburg / Kehl-it

Drejtuesit e NATO-s adaptuan më 4 prill ´09 një Deklaratë mbi Sigurinë e Aleancës Atlantike. Në të ata riafirmuan vlerat kryesore, parimet dhe qëllimet e NATO-s dhe hapën procesin e zhvillimit të një strategjie të re, e cila do të përcaktojë rolin afatgjatë të NATO-s në shekullin e ri. Një komunikatë e Samitit riafirmoi zotimin e NATO-s për të vazhdur dialogun dhe bashkëpiunimn me vendet partnere dhe duke mbajtur dyert e hapura për anëtarësim me vende të tjera që plotësojnë standartet dhe rrisin sigurine në zonën Euro - Atlantike.

Partneriteti me Rusinë përbën një çështje tjetër, së cilës samiti i kushtoi vëmendje. Kryetarët e qeverive të vendeve anëtare e konsideruan bashkëpunimin me Rusinë si një element strategjik për të rritur sigurinë kolektive.

Demostratat anti NATO

BdT Nato Konferenz Abschlusstag Proteste Brand

Demonstruesit i venë flakën urës Europa në kufirin Francë-Gjermani, 4 prill 2009


Ndërsa në sallat e Pallatit të Muzikës dhe Kongreseve në Strazburg, ku zhvillohej Samiti i NATO-s, në rrugët e këtij qyteti francez dhe në ato të atij gjerman Kehl, plasën protestat anti NATO. Disa mijra protestues hodhën parulla kundër Aleancës Atlantike dhe kryen aktetë dhunshme . Në mesditën e djeshme, më 4 Prill, në ditën e fundit të Samitit ata dogjën një pikë doganore pranë urës Europa, që lidh Gjermaninë me Francën, në të cilën në ditën e parë të Samitit kaluan liderët e NATO-s në një demostrim bashkëpunimi dhe uniteti mes tyre.


Disa mijra policë francezë në Strasburg dhe gjermanë në Kehl parandaluan shkallëzimin akteve të dhunshme.


Autor: Ani Ruci / Starssburg

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora








  • Data 05.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HQg0
  • Data 05.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HQg0