1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i BE-sё shprehje e unitetit

Brexit dhe grindja e vazhdueshme pёr politikёn e refugjatёve: Kёtё frymё depresioni BE-ja do t'ia lerё sё shkuarёs dhe synon njё fillim tё ri. Kёshtu artikulohet zgjidhja pas takimit tё krerёve tё shteteve dhe qeverive.

"Ne jemi tё vendosur me 27 vendet anёtare ta bёjmё tё sukseshme BE-nё", theksohet nё deklaratёn pёrfundimtare tё samitit tё posaҁёm nё Bratislavё. Britania e Madhe nuk u pёrfaqёsua pas votёs pёr Brexit nё referendumin nё fund tё qershorit.

BE - aftёsi veprimi

27 kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive pas shokut prej Brexit dhe grindjeve tё shumta - kryesisht pёr politikёn e BE-sё ndaj refugjatёve - utakuan pёr tё hartuar njё program tё pёrbashkёt, tё ashtuquajturёn agjenda e Bratislavёs, njё program pune pёr muajt e ardhshёm, qё duhet tё dёshmojё aftёsi veprimi dhe afёrsi me qytetarёt. Janё planifikuar gjithashtu takime tё mёtejshme jozyrtarё deri nё jubileun e 60 vjetorit tё Marrёveshjeve tё Romёs nё mars 2017.

Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste pёr tё ardhmen e Bashkimit Europian. "Fryma e Bratislavёs ishte fryma e bashkёkёpunimit", tha Merkel nё njё prezantim pёr median bashkё me presidentin e Francёs François Hollande nё pёrfundim tё takimit. Pjesa tjetёr e 27 kryetarёve tё shteteve dhe qeverive ishin gjithashtu "tё bindur, se ne kemi nevojё pёr kompromise, qё kemi nevojё pёr ndjenjёn e solidaritetit dhe ndjenjёn e bashkёpunimit. Po ashtu kemi nevojё edhe qё ne tё punojmё mbi njё bazё vlerash tё pёrbashkёta", deklaroi Merkel.

Si synimet kryesore nё agjendёn e Bratislavёs pёrmenden siguria dhe vende tё reja pune. Konkretisht ёshtё rёnё dakord edhe pёr njё sёrё projektesh: mbrojtja mё e mirё e kufijve tё jashtёm tё Bё-sё, pёr tё kontrolluar e frenuar migracionin ilegal. Pakti pёr refugjatёt me Turqinё duhet tё zbatohet. Duhet tё pёrshpejtohen planet pёr efikasitetin e truprojёs sё kufijve tё pёrbashkёt si dhe asaj bregdetare. Nё luftё kundёr terrorit duhet tё pёrmirёsohet shkёmbimi i informacionit. Nё dhjetor do tё vendoset njё bashkёpunim mё i ngushtё mbojtjeje. 27 krerёt e qeverive dhe tё shteteve u angazhuan edhe pёr mё shumё perspektivё pёr vende pune pёr tё rinjtё.