1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i BE-së para detyrave të (pa)zgjidhshme

Filloi takimi i nivelit të lartë të BE-së nën presion të madh, sepse kriza e borxheve të tre vendeve: Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë rrezikon të prekë edhe vendet më me peshë të euros si Spanja dhe Italia.

Takim i BE-së

Takim i BE-së

Në fakt ministrat e financave do të merreshin javën e kaluar me paketën e dytë të ndihmës për Greqinë. Por, ata nuk u morrën vesh. Tregjet janë trazuar. Kriza e borxheve kërcënon të zerë Spanjën dhe Italinë. Kështu që, shpresat për një zgjidhje janë në përshtatje me situatën. Ndërkohë, që kancelarja gjermane Angela Merkel përpiqet të qetësojë të tjerët, presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso i drejton një apel dramatik kryetarëve të vendeve evropiane.

"Kërkush nuk duhet të ketë iluzione. Gjendja është serioze. Situatës i duhet një përgjigje. Përndryshe do të ndiejmë pasojat negative kudo në Evropë. Sepse euro është krijesa jonë. Përfitimet që vijnë prej saj i kapërcejnë mundimet që duhet të bëjnë vendet anëtare. Ne nuk duhet ta kalojmë lehtë këtë situatë", tha ai.

Vendet evropiane në krizë

Vendet evropiane në krizë

Barroso kërkon që në takim të merren disa vendime: për sigurimin e gjendjes financiare greke, për realizueshmërinë dhe nivelin e pjesëmarrjes së kreditorëve privatë, për mundësinë e ndërhyrjes në fondin evropian të euros dhe për masat që duhen marrë për të mbrojtur sistemin bankar. Të gjitha këto janë çështje, për të cilat palët nuk është rënë dakord deri tani. Për shembull për pjesëmarrjen e sektorit privat. Kërkush nuk beson se Greqia mund të likuidojë borxhet me forcat e veta. Por, nëse Greqisë i falet një pjesë e borxhit atëherë kjo ngarkesë nuk duhet të bjerë vetëm në kurriz të taksapaguesve, por edhe të bankave private dhe sigurimeve.

Por kundërshtimi është i madh. Rezistenca vjen nga Banka Qendrore Evropiane dhe nga disa qeveri. Shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker, theksoi në fund të vitit të kaluar: "Në rastet e Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës, sektori privat nuk do të marrë në asnjë mënyrë pjesë deri në mes të vitit 2013."

Dhe në këtë qëndrim nuk ka ndryshuar asgjë. Marrëveshja ka qenë, që me krijimin në vitin 2013 e një fondi të vazhdueshëm shpëtimi të bëhet edhe pjesëmarrja sistematike e kreditorëve privatë, por edhe kjo nuk është e sigurt. Ata që kritikojnë pjesëmarrjen e bankave thonë se agjencitë e vlerësimit do ta vlerësojnë këtë si rënie kredibiliteti. Dhe kjo do të thotë, shpjegon Mario Draghi, shefi i ardhshëm i Bankës Qendrore Evropiane se: "Nëse bie kredibiliteti, atëherë aktorët duhet ta dinë se efektet do të jenë edhe për kohën më pas. Bankat greke duhet të rikapitalizohen pas rënies së kredibilitetit.“

Takim i BE-

Takim i BE-

Draghi druhet se taksapaguesit do të mësyjnë nëpër banka kudo në Evropë, duke shkaktuar kështu kaos në tregjet financiare.

Disa ekspertë dhe politikanë nuk e përjashtojnë mundësinë e falimentimit të kontrolluar nga shteti si dhe daljen nga bashkimi monetar. Ata paralajmërojnë nga rreziku që ekziston në dhënien e ndihmave pa fund, e cila do të ndikonte keq në vendet ku zhvillohen reforma dhe do të bënte që vendet solide të duhet të përgjigjen gjithnjë për ato më pak solide. Disa të tjerë druhen se grindjet për krizën e euros do të shkatërrojnë bashkimin monetar.

Autor: Christoph Hasselbach/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM