1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i BE-së në Ypern

Udhëheqësit e qeverive dhe të shteteve u mblodhën për të përkujtuar shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, 100 vjet më parë në Ypern të Belgjikës.

Presidenti i Këshillit të BE-së Van Rompuy e ishte zgjedhur këtë vend, sepse në betejën e Yprenit gjetën vdekjen 500.000 ushtarë.

Presidenti i Këshillit të BE Herman Van Rompuy tha në fjalën e tij të shkurtër, se ata që jetojnë sot mund të nxjerrin nga tmerret e luftës vetëm një mësim: "Katër breza dhe 100 vjet kanë kaluar, por kujtesa jonë është ende e paprekur. Ne që jemi së bashku këtu, 28 shtetet e bashkuara, jemi të sigurt se ne jemi rojtarët e vigjilencë. Nga ne varet, që fjalët t'i bëjmë vepra që të zgjojmë besimin tek paqja, për ta bërë atë një ëndërr e përhershme, një paqe të përjetshme."

Diskutime për të ardhmen e Evropës

Kancelarja Angela Merkel tha para fillimit të samitit që arsyeja solemne pse jemi mbledhur do të na "frymëzojë dhe shpresoj se do të na motivojë që të marrim vendimet e nevojshme për pesë vitet që kemi përpara,"

Duke sqaruar planet e BE-së për pesë vitet e ardhshme, Van Rompuy tha se BE-ja duhet të përqendrohet në gjërat më kryesore dhe t'u përkushtohet kryesisht luftës kundër papunësisë dhe rritjes ekonomike. Po ashtu duhet të inkurajohen inovacioni dhe reformat në shtetet anëtare.

Paralelisht me takimin në Ypern në Bruksel sindikatat evropiane demonstruan dhe kërkuan t'u jepet fund masave të kursimit dhe më shumë vende pune për 26 milionë të papunë në BE.

Cameron i vetëm

Në lidhje me presidentin e ardhshëm të BE-së duket se kryeministri britanik David Cameron nuk po gjen mbështetës për qëllimin e tij që Jean-Claude Juncker të mos e marrë këtë post. Britanikët megjithatë ende nuk i kanë formuluar kërkesat se çfarë çmimi kërkojnë në rast se ndërrojnë mendin. Kjo e bën kërkimin e kompromiseve të vëshitër, thonë diplomatët e BE. Gazeta britanike "Financial Times" supozon se kryeministri David Cameron e di se do të humbasë, por do që të prezantohet në vendin e tij si luftëtar i fortë. Sondazhet tregojnë se dy të tretat e britanikëve e mbështesin kursin e Cameronit, i cili kishte kërcënuar edhe me dalje nga BE-ja.