1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Samiti i BE-së mbi Union e Mesdheut

Unioni i Mesdheut do të realizohet por kryetarët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian kompromisin e arritur dje (13.3) në samit duan t'a fiksojnë zyrtarisht gjatë ditës së sotme.

Samiti i BE-së mbi Union e Mesdheut, 13 mars 2008

Samiti i BE-së mbi Union e Mesdheut, 13 mars 2008

Franca ka marrëdhënie të veçantë me Mesdheun

Ajo i jep formë kulturës në Jug. Dikur pushteti i Francës shtrihej mbi gjysmën e hapësirës mesdhetare. Me ish kolonitë në Afrikën e Veriut egzistojnë ende lidhje të ngushta. Mbështetje tek madhështia e dikurshme dhe krijimi i një unioni të ri, këtë ide presidenti francez Sarkozy e pat bërë publike qysh në fushatën e tij elektorale një vit më parë. Funksioni i dytë i Unionit të Mesdheut do të ishte t'i shërbente Turqisë si kompensim për anëtarësimin e plotë në BE.

Nicolas Sarkozy i Francës, Traian Basescu i Rumanisë, 13 mars, 2008

Nicolas Sarkozy i Francës, Traian Basescu i Rumanisë, 13 mars, 2008


Turqia vetë nuhat një truk dhe nuk i tregon kartat

Vendet e BE-së që nuk shtrihen në Mesdhe dhe që mbeten të përjashtuara nga ky Union dyshojnë se Franca kërkon të krijojë një klub ekskluziv, sipas shembullit të kompanisë luksoze franceze të pushimeve Club Mediterranee. Ministri i jashtëm francez Bernard Couchner duke folur për Deutsche Welle-n i hodhi poshtë si të gabuara dhe qesharake këto dyshime.

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy


"Jo, fjala nuk është për një Club Med, përkundrazi. Unë mendoj se pas takimit të zonjës Merkel me presidentin Sarkozy kursi është i qartë. Ky do të jetë një transformim i procesit të Barcelonës në një Union të vërtetë për Mesdheun. Ju mund t'a quani Club Med por, zotëri i nderuar, ju preferoni më mirë Mesdheun se sa Balltikun."


Me një rrudhje vetullash flet ministri i jashtëm francez për shqetësimet e shteteve që nuk shtrihen në Mesdhe. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi nga presidenti francez Nicolas Sarkozy që në Union të kenë të drejtë të hyjnë të 27 anëtarët e BE-së me ose pas bregdet mesdhetar. Mesa duket Sarkozy ka rënë dakord me këtë kërkesë por kushti i tij është që Unioni të kryesohet nga një shtet i Mesdheut. Se në çfarë kushtesh do të ishte i gatshëm BE-ja të miratonte idenë e franceze la të kuptohej përpara samitit ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier: "Sipas stadit aktual të 27 anëtarët e BE-së do të kenë të drejtë të marrin pjesë në këtë Union të Mesdheut, do të shmangen strukturat e dyfishta dhe do të punohet për një vazhdim të intensifikuar të procesit të Barcelonës nën një emër të ri."

Nicolas Sarkozy, Romano Prodi, dhe Jose Luis Rodriguez Zapatero

Nicolas Sarkozy, Romano Prodi, dhe Jose Luis Rodriguez Zapatero

12 vjet më parë në Barcelonë nisi dialogu intensiv

Dialogu u zhvillua mes të gjitha vendeve të BE-së dhe vendeve që lagen nga Deti Mesdhe në Lindjen e Afërme dhe Afrikë. Bashkëpunimi synon krijimin deri në vitin 2010 të një zone të lirë tregtie, nxitjen e programe për arsimin dhe shkëmbimin kulturor. BE ka dhënë vitet e fundit rreth 8 miliardë euro ndihmë ekonomike në rajon. Shumë pak mendon presidenti francez. Thelbi i marrëveshjes së arritur në Bruksel janë takime të rregullta të nivelit të lartë të BE-së me shtetet që kanë kufij në Mesdhe dhe ngritja e një sekretariati të vogël. Përgatitjet për këtë duhet të fillojnë menjëherë. Presidenti francez Sarkozy ka bërë që tani ftesën për samitin themelues në 13 korrik në Paris.


DW.COM

  • Data 14.03.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DOKO
  • Data 14.03.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DOKO