1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i BE-së këtë herë më pak dramatik?

Në prag të samitit të Bashkimit Evropian presidenti i Komisionit Evropian Barroso, sheh dritë në fund të tunelit. Mirëpo janë të paktë ata që e ndajnë këtë optimizëm.

Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso.

Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso.

Apele dramatike të presidentit të Komisionit Evropian për krerët e shteteve dhe të qeverive janë pjesë e përgatitjes së çdo samiti të BE-së qëkurse ekziston kriza e euros. Këtë herë është ndryshe. José Manuel Barroso u përpoq të përhapte optimizëm përballë gazetarëve në Bruksel. Ndihma për Greqinë, por edhe reformat atje janë në rrugën e duhur, dhe pakti fiskal po vendos disiplinë buxhetore në BE, tha Barroso. "Pa dashur të jem i vetëkënaqur, besoj se ngadalë mund të kemi besim, që i kemi vendosur bazat për kthimin e rritjes ekonomike në Greqi. Dhe për sa i përket Evropës në tërësi, parashikimi ynë koniunkturor tregon vërtet një recesion të lehtë, mirëpo ai sinjalizon edhe një kthim te rritja ekonomike në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Prandaj, ky samit mendohet të jetë më pak dramatik sesa pararendësit. Me siguri, do të më miratoni, që më pak dramë nuk dëmton askënd."

Mbizotërojnë dyshimet te Greqia

Martin Schulz në parlamentin grek.

Martin Schulz në parlamentin grek.

Një mesazh i habitshëm. Vërtet, këtë herë nuk kanë për t'u marrë vendime shumë të rëndësishme. Dhe me paktin fiskal BE-ja po bën shpejt përpara. Shumica e krerëve të shteteve dhe të qeverive duan ta nënshkruajnë paktin gjatë samitit. Nga ana tjetër, qeveria irlandeze ka paralajmëruar, se do të mbajë një referendum në lidhje me paktin, duke ngjallur kësisoj pasiguri.

Mirëpo, para së gjithash në temën e Greqisë shumica e qeverive nuk sheh kurrfarë arsyeje për ta shpallur të përfunduar gjendjen e alarmit. Masat e kursimit dhe të reformës gati nuk bëjnë përpara; të dhënat ekonomike keqësohen edhe më tej; shumë grekë veprojnë me zemërim kundër politikës së kursimit. Në vendet dhuruese kjo i përforcon dyshimet për kuptimin e ndihmës. Shefi i Eurogrupit Jean-Claude Juncker kërkoi tani në një intervistë për shtyp një komisar ekstra [të BE-së], i cili duhet të kujdeset për rimëkëmbjen e ekonomisë greke. Dhe me ministrin e Brendshëm Hans-Peter Friedrich daljen nga monedha euro grekëve ua rekomandon madje një anëtar i qeverisë gjermane.

Flamuri i Evropës si simbol i tutelës?

Demonstrues të zemëruar djegin ndërkohë në Athinë flamuj të Evropës. Martin Schulz, presidenti i Parlamentit Evropian, shprehu të martën në mbrëmje në një fjalim para parlamentit grek dëshpërimin e tij. "Që flamuri evropian, në fakt një simbol për unitetin dhe lirinë, për demokracinë dhe solidaritetin, që ky flamur i yni evropian u kthye tani për disa vetë këtu, po edhe në vende të tjera të Evropës, në simbol të tutelës dhe të interesit personal, kjo zonja dhe zotërinj, duhet të na hapë sytë për dramatizmin këtu në Athinë në Greqi, në gjithë Evropëm."

Gjermania nuk do të paguajë edhe më shumë

Vor dem Schein einer Flamme ist eine zersägte Euro-Münze aus Griechenland auf diesem Illustrationsbild zur Euro-Schuldenkrise am Dienstag (10.01.2012) in Frankfurt am Main zu sehen. Die Europäische Zentralbank (EZB) gibt am Donnerstag (12.01.2012) auf ihrer turnusmässigen Pressekonferenz in Frankfurt Auskunft über den aktuellen Stand der Entwicklung im Euro-Raum. Finanzmarktexperten rechnen nicht mit einer neuen Zinsentscheidung. Foto: Boris Roessler dpa/lhe (Redaktionshinweis: Die Münze auf diesem Foto wurde von einem gewerbsmässigen Künstler teilweise zersägt.)

Krise Euromünze aus Griechenland

Fjalët magjike në Evropë janë tani rritja ekonomike dhe punësimi, edhe gjatë këtij samiti. Konsensusi i ri është se vetëm kursimi nuk sjell asgjë. Evropa synohet të nxirret nga kriza me anë të arsimit dhe kërkimit, por edhe me anë të investimeve në energji të ripërtëritshme dhe në rrjete me kapacitet të lartë transmetimi. Megjithatë: Paketat e mëdha koniunkturore publike janë tabu. Dhe Komisioni Evropian nuk njeh më mëshirë për mëkatarët e deficiteve buxhetore. Nga ana tjetër ai vë nën trysni edhe gjermanët, për të rritur ombrellën afatgjatë të shpëtimit ESM (ky ishte mesazhi i tërthortë, por i qartë i komisarit të monedhës Olli Rehn disa ditë më parë). "Ne në Komision shohim një nevojë të qartë, për të përforcuar më tej muret zjarrpenguese financiare të Eurozonës, në mënyrë që të jemi të përgatitur mirë për të përballuar krizën e tanishme dhe për t'iu rikthyer rimëkëmbjes."

Por meqenëse qeveria gjermane është (ende) kategorikisht kundër, presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy sërish e anuloi një samit vetëm të 17 vendeve të Eurozonës, të planifikuar për në në përfundim të takimit të të 27-ve. Rritja e vëllimit të ESM-së do të kishte qenë pika e vetme e rendit të ditës. Vetë Van Rompuy planifikohet të konfirmohet për dy vjet e gjysmë të tjera në detyrë. Dhe ai do të drejtojë edhe samitet e ardhshme për euron.

Autor: Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM