1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i BE - Merkel e bindur se ka të drejtë

Samiti i BE i qendron besnik marrëveshjeve të deritanishme për refugjatët. "Prioritet" ka bashkëpunimi me Turqinë, por kryeministri turk nuk erdhi në Bruksel. Kancelarja gjermane Angela Merkel e kënaqur me rezultatet.

Bashkimi Evropian planifikon që në mars të mbajë së bashku me Turqinë një samit të veçantë kushtuar krizës së refugajtëve. "Ne kemi konfirmuar se nuk ka alternativë tjetër më të mirë, më inteligjente dhe më efikase përveç bashkëpunimit me Turqinë", thotë Komisioneri i BE, Jean-Claude Juncker në samitin e BE në Bruksel.

Plani i aksionit me Turqinë është konfirmuar

Kancelarja gjermane Angela Merkel mendon se ka të drejtë në angazhimet e saj për zgjidhjen e krizës me refuagjatët. "Unë jam shumë e kënaqur me debatin", tha ajo në një pushim gjatë negociatave në Bruksel për këtë çështje. Të gjithë presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare e kanë mbështetur planin e aksionit me Turqinë, të miratuar më 29 nëntor të vitit të kaluar. Ata kanë deklaruar madje se ky plan është prioritet për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Këto janë mbrojtja më e mirë e kufijve të jashtëm të BE, luftimi i migrimit ilegal dhe në këtë mënyrë zvoglimi i numrit të refugjatëve që kalojnë nga Turqia në Greqi dhe në territorin e Bashkimit Evropian. Plani i aksionit parashikon ndër të tjera edhe ndihmën e Turqisë nga BE me tre miliardë Euro, për të përmirësuar gjendjen e refugjatëve në këtë vend.

Merkel tha se në fund të nëntorit shumë gjëra janëlë vënë në lëvizje. Ajo përmendi edhe vendimin e NATO-s për të ndihmuar në Egje luftën kundër kontrabandistëve si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit me rojet kufitare greke dhe turke. Aleanca ka parashikuar edhe ndihmën për agjencinë evropiane të mbrojtjs kufitare, Frontex.

Brüssel EU Gipfel - Francois Hollande & Angela Merkel

Presidenti francez Francois Hollande & kancelarja gjermane Angela Merkel në samitin e BE në Bruksel

Sinjalet nga Ankaraja

BE ka marrë një sinjal të qartë nga Turqia, lidhur me këtë krizë. Ankaraja pohon se megjithë konfliktin me kurdët do t'i qendrojë besnike marrëveshjeve për zgjidhjen e problemeve me refuagjatët. Në kuadër të samitit u tha se takimi me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu është shtyrë për shkak të sulmeve të fundit terroriste. Javët e kaluara, ka pasur një debat të ashpër mes vendeve të BE për kursin ndaj refugjatëve. Vendet e grupit të Vishegradit (Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia) angazhohen për forcimin e kufirit të Maqedonisë me Greqinë. Ato janë kundër pranimit të refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera. Gjermania mendon se kjo nuk është zgjidhje e mirë, sepse do ta sillte Greqinë në një situatë shumë të keqe.