1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti i BE bekon shpëtimin e euros

Presidentët dhe kryeministrat e vendeve të Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë reformash për stabilizimin e euros. Në reforma bën pjesë edhe fondi i përhershëm shpëtimi për vendet e zhytura në borxhe.

default

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja Merkel nuk e ka të lehtë kësaj here, sepse ndërsa BE-ja do që Gjermania të ofrojë sa më shpejt dhe sa më shumë para për ombrellën e shpëtimit financiar të euros, në Gjermani kërkohet e kundërta. Pas dorëheqjes së kryeministrit portugez, José Socrates, i cili dështoi me kursin e tij të kursimit, duket se Greqisë dhe Irlandës do t'u shtohet edhe Portugalia.

Kancelarja Angela Merkel i mbrojti paktin e stabilitetit dhe ombrellën e shpëtimit duke i quajtuar si mekanizma për shpëtimin e qëndruesheëm dhe për përmirësimin e aftësisë konukurruese. Ajo tha: "Nuk mund të paguajmë me të njëjntën monedhë dhe të megjithatë të bëjmë një politikë krejt tjetër, p.sh. t'i rrisim rrogat më shpejt se sa gjithë të tjerët, ose të kemi një aftësi konkurruese shumë më të keqe se të tjerët."

EU-Gipfel Van Rompuy

Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy

Siguria e centralëve atomikë është një temë tjetër e rëndësishme e takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që të gjitha vendet të bien dakord për testimin e centralëve atomikë në Evropë. Merkel tha se Evropa duhet të nxjerrë mësimet e veta nga ngjarjet në Fokushima të Japonisë. Merkel kërkon që "niveli i sigurisë së centralëve atomikë në Evropë të jetë më i larti i mundshëm."

Në lidhje me konfliktin në Libi Merkel përforcoi kërkesën për një embargo të plotë dhe gjithëpërfshirëse kundër Muammar el Gaddafit. Evropa duhet të bëjë të qartë se "ne nuk bëjmë biznes dhe tregti me dikë që zhvillon luftë kundër popullit të vet. BE-ja ka vendosur deri tani një sërë sanksionesh kundër Libisë, së fundi embargo ndaj Sipërmarrjes Kombëtare Libiane të Naftës dhe filialeve të saj.

Fillimi i takimit të nivelit të lartë të BE-së në Bruksel u shoqërua edhe me demonstrata disa të dhunshme e disa paqësore. Në një demonstratë përpara vendit të takimit të nivelit të lartë, në të cilën morën pjesë rreth 20.000 vetë, ata protestuan kundër politikës drastike të kursimeve. Gjatë demonstratës pati edhe përleshje me policinë. Protestuesit shkulën gurë nga trotuaret dhe qëlluan punonjësit e policisë, të cilët përdorën kundër demonstruesve pompa uji dhe gaz lotsjellës. Njoftohet për një numër policiësh të plagosur lehtë si dhe për dëme mataeriale. Në një demonstratë tjetër po në Bruksel kishin ardhur për të marrë pjesë edhe protestues nga Franca, Luksemburgu dhe Holanda. Kjo demonstratë kaloi në qetësi.

Superteaser NO FLASH Belgien EU Gipfel zu Libyen Gruppenfoto

Belgjikë, Samiti i BE-së

Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, tha në një konferencë për shtyp se Evropa do të vazhdojë ta ndjekë parimin e shtetit social dhe se BE i merr seriozisht shqetësimet e protestuesve. Ai tha se masat që po merr BE nuk kanë të bëjnë me shpërbërjen e mbrojtjes sociale, por synojnë që Evropa të bëhet më konkurruese, të krijojë vende të reja pune dhe të sigurojë standardin e jetesës për të gjithë qytetarët.

Autor: DW/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 25.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10hCV
  • Data 25.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10hCV