1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Samiti i APEC takon liderët e Kinës dhe të Japonisë

Pas dy vitesh tensionesh mbi mosmarrëveshjet territoriale, liderët e Japonisë dhe Kinës kanë zhvilluar së bashku një takim. Takimi u mbajt në kuadër të Samitit të APEC-ut.

Në kuadrin e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi – Paqësor ( APEC) kryeministri Japonez Shinzo Abe dhe presidenti kinez Xi Jinping i shtërnguan të hënën duart me njëri-tjetrin në takimin zyrtar të shumëpritur që prej kohës kur të dy morën detyrën si kryeministra.

"Ky është hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, duke u kthyer në thelbin e një marrëdhënie të dobishme të bazuar në interesa të përbashkëta strategjike, '' tha Abe në takimin e mbajtur me gazetarët.

Marrëdhënia midis Kinës dhe Japonisë ka qenë prej kohësh e tensionuar, e theksuar sidomos vitet e fundit mbi mosmarrëveshjet e ndodhura për një grup ishujsh të pabanuar në pjesën lindore detare të Kinës apo tensionet mbi trashëgiminë pas pushtimit të Japonisë në shekullin e 20-të si dhe pushtimit të Kinës.

Shinzo Abe dhe Xi Jinping

Shinzo Abe dhe Xi Jinping

Të dyja vendet kishin deklaruar ditën e premte se ishin dakort për të rinisur dialogun mbi çështjet politike, diplomatike dhe ato të sigurisë.

Japonia kishte pranuar se kishte pikëpamje tjetër mbi statusin e ishujve në detin e Kinës Lindore, të njohur për kinezët me emrin Diaoyu dhe për japonezët si Senkaku, të cilat kontrollohen nga Japonia.

Kjo mosmarrëveshje ka rritur frikën e sigurisë rajonale, kur anije dhe avionë patrullues të dyja vendeve janë shfaqur në ishuj.

Abe tha se ai sëbashku me Xi kanë diskutuar mbi krijimin e një mekanizmi të ri të komunikimit detar në mënyrë që të shmangin çdo lloj përplasje.

Pekini ka kërkuar garanci që Abe nuk do të përsërisë vizitën e tij të diskutuar në dhjetor të vitit 2013 në Yasukuni Shrine. Takimi midis 2 liderëve aziatikë u zhvillua në kuadrin e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi – Paqësor ( APEC), ku janë mbledhur për të diskutuar mbi tregtinë 21 vende pjesëmarrëse.