1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Samiti botëror për financat - Pozicioni i Gjermanisë

Pozicioni i BE-së në samitin botëror për financat do të jetë edhe pozicioni i Gjermanisë.

default

Nga takimi Merkel Sakrozi në samitin e BE-së mbi krizën financiare më 16 tetor 2008 në Bruksel

Kancelarja gjermane Angela Merkel pati një ndikim të rëndësishëm në marrëveshjen e arritur në samitin e BE-së më 7 nëntor. Qysh atëherë sekretari gjerman i shtetit për ekonominë, Bernd Pfafenbah (Pfaffenbach), udhëton nëpër botë, për të kuptuar përpara fillimit të samitit në Uashington, mundësitë për një marrëveshje mes pjesëmarrësve. Ai gjithashtu përpiqet të fitojë mbështetës për temat, që Gjermania i konsideron të rëndësishme.


Kur në samitin për financat në Uashington të takohen kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve me ekonomitë më të rëndësishme të botës, sipas këndvështrimit të qeverisë gjermane, e rëndësishme është para së gjithash një gjë: "Për ne është e rëndësishme të nxjerrim konkluzione nga kriza aktuale, pra që nëpërmjet një serie masash të kujdesemi, që një krizë e tillë e tregjeve financiare të mos përsëritet më...". Kështu shprehet zëdhënësi i qeverisë gjermane Ulrih Vilhelm (Ulrich Wilhelm).

Gjermania synon rezultate të shpejta


Jahresrückblick 2007 Juni Deutschland Heiligendamm

Nga samiti i G-8-ës në Heiligendam, 6-8 qershor 2007

Veç kësaj për qeverinë gjermane është e rëndësishme që të arrihen shpejt në rezultate. Kjo, thekson kancelarja gjermane Angela Merkel, nuk do të jetë ende e mundur në Uashington. Por atje duhet të përcaktohen objektiva të përbashkët, mbi të cilat më pas pjesëmarrësit të diskutojnë intensivisht. Rezultatet do të konsolidohen më pas në një samit pasues, i cili do të mbahet vetëm pak javë pas atij të Uashingtonit.


Qeveria gjermane, sipas zëdhënësit Vilhelm, kërkon të bindë partnerët, se duhet të jetë e detyrueshme më shumë transparencë për produktet financiare, dhe njëkohësisht duhet të eliminohen nga tregjet financiare stimujt për arritjen brenda një kohe të shkurtër të fitimeve duke marrë përsipër risqe të larta. "...ne kemi nevojë gjithashtu për mbikqyrje më të fortë, p.sh. sa i takon pajisjes me kapital vetiak, rregullave për institucionet financiare jo-bankare si "hedge fonds" si dhe për agjensitë e listingut, të cilat vlerësojnë rreziqet. Ne duhet të pozicionohemi në një rol mbikqyrësi në nivel ndërkombëtar..." - shprehet Vilhelm.


Kjo pritet të jetë një nga temat më të kontestuara në samitin e Uashingtonit. Qeveria gjermane këtë rol mbikqyrësi kërkon t'ia japë Fondit Monetar Ndërkombëtar, pozicion që mbështetet edhe nga BE-ja. Por kjo refuzohet nga vendet e tjera.


Kërkesa e qeverisë gjermane për një kontroll më strikt të tregjeve financiare, nuk është reagim që vjen vetëm si pasojë e krizës aktuale. Që në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G-8, në Heiligendam në verën e vitit 2007, kancelarja Merkel kishte kërkuar ndër të tjera një kod sjelljeje për "hedge fonds", por kërkesa dështoi prej kundërshtimit të SHBA dhe të Britanisë së Madhe. Megjithatë atëherë u deleguan detyra në instancat ndërkombëtare të ekspertizës, si Forumi për Stabilizimin e Tregut Financiar. Kjo punë e kryer paraprakisht mund të ndihmojë tani për të arritur shpejt në norma efektive rregullimi.

DW.COM

  • Data 14.11.2008
  • Autor Peter Stützle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FuTV
  • Data 14.11.2008
  • Autor Peter Stützle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FuTV