1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Samiti BE- Rusi - BE-ja pret që edhe Rusia të bëjë lëshime

Në samitin e Nisës BE-ja kërkon një fillim të ri në marrëdhëniet me Rusinë. Këto bisedime ishin bllokuar nga qeveritë e BE-së për shkak të qëndrimit rus ndaj Gjeorgjisë.

default

Në samitin e posaçëm për krizën në Kaukaz më 1 shtator BE-ja ishte e prerë. Përderisa trupat ruse nuk do të tërhiqen në pozicionet, që kanë patur para fillimit të luftës, nuk do të ketë vazhdim bisedimesh për marrëveshjen e partneritetit. Presidenti i komisionit të BE-së José Manuel Barroso pat thënë atëherë: „Eshtë e qartë, se në dritën e ngjarjeve të reja nuk mund të bëjmë sikur, nuk ka ndodhur asgjë.“

Rusët që atëherë janë tërhequr nga territori i brendshëm gjeorgjian, por në Osetinë e Jugut dhe në Abkazi ata janë sot më të përqëndruar. Përveç kësaj Moska i ka shpallur si shtete të pavarura të dy këto territore, të cilat sipas versionit ndërkombëtar janë ende pjesë e Gjeorgjisë. Të dyja këto gjëra kanë qenë dhe janë provokime për BE-në. Argumentat e kundërshtarëve të rifillimit të bisedimeve janë: se Rusia nuk i ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së armëpushimit, të negociuara nga presidenca franceze. Megjithatë në fillim të kësaj jave në këshillin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel erdhi kthesa. Ministri i jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier të hënën e kaluar (10.11.): „Më lejoni t´ju njoftoj, se rifillimi i bisedimeve ndërmjet BE-së dhe Rusisë nuk është i lidhur me kushte.“


Në Nisë pritet që edhe Rusia të bëjë lëshime

Kësaj i kishin paraprirë debate të ashpra brenda BE-së. Përfaqësuesit e linjës së ashpër ndaj Rusisë ishin në rradhë të parë ato vende, të cilat kanë vuajtur vetë nga sundimi sovjetik. Por numri i këtyre kundërshtarëve dhe ndikimi i tyre u pakësuan. Fitoi teza, se është më mirë të kemi një forum për bisedimet me Rusinë dhe aty të ballafaqojmë mosmarrëveshjet në pikëpamje, se sa të heqim dorë nga një forum i tillë. Ministri i jashtëm finlandez Alexander Stubb porositi që BE nuk duhet dobësuar nga përçarja në politikën e jashtme. „Zgjidhja është shumë e qartë. A duam që marrëdhëniet me Rusinë t´i zhvillojmë në mënyrë bilaterale apo duam një politikë të qartë ndaj Rusisë? Unë jam për këtë të fundit, megjithëse e para do të ishte më tepër në interesin e Finlandës.“


Kjo linjë vazhdonte të sundonte deri të hënën. Qeveritë, që kishin tjetër mendim, evitonin së paku që të protestonin hapur. BE-ja ka bërë shumë hapa drejt Rusisë, po ministri i jashtëm i Gjermanisë Steinmeier do të evitojë, që atmosfera e përmirësuar të bëjë që të harrohen problemet. „Fjalët e qarta ishin të domosdoshme këto ditë lidhur me deklaratat e fundit të presidentit rus për dislokimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi në Kaliningrad. Unë them: Se ky është sinjali i gabuar në momentin e gabuar. Ajo që na nevojitet tani më së paku është një garë e re stacionimesh.“

DW.COM

  • Data 14.11.2008
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FuF6
  • Data 14.11.2008
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FuF6