1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Samit tripalësh" për Lindjen e Mesme

Të martën (22.09.2009) presidenti i SHBA-së, Barack Obama, do të takohet me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentin e palestinezëve, Mahmud Abaz. Për herë të parë politikanët mblidhen të tre

default

Në muajin maj Obama i priti veç e veç kryeministrin izraelit dhe presidentin e palestinezëve. Sipas të dhënave të qeverisë izraelite, Netanjahu e ka pranuar 'ftesën'. Për një kohë të gjatë ishte e pasigurtë, nëse një takim i tillë ishte i mundur së shpejti, për shkak të marrëdhënieve të akullta mes Netanjahut dhe Obamës.

Presidenti i SHBA-së përpara takimit do të bisedojë fillimisht veçmas me Netanjahun dhe Abazin, deklaroi Shtëpia e Bardhë. Bëhet fjalë për vendosjen e bazave për një raund të ri bisedimesh për paqe, u bë e ditur nga qarqet pranë presidentit Obama. Takimi do të zhvillohet në Nju Jork, ku tre burrat e shtetit do të qëndrojnë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Por shanset për të rivënë në lëvizje procesin e paqes, i cili prej vitesh ka ngecur në vend, nuk janë edhe aq të mira. Kështu, misioni ndërmjetësues njëjavor, i të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Lindjen e Mesme, George Mitchell, përfundoi pa sukses. Ai nuk ia doli të bindte izraelitët dhe palestinezët, për arritjen e një kompromisi në konfliktin rreth ngulimeve hebreje, në territoret palestineze.

Symbolbild Obama Besuch Nahost

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, vizitoi Lindjen e Mesme në qershor 2009

Procesi i paqes në rrugë pa krye

Sipas Presidentit të palestinezëve Abaz, mundësia për arritjen e një kthese pozitive në procesin e paqes, është larguar edhe më shumë. "Tani rrugët janë të bllokuara", tha Abaz të shtunën (19.09.) pas një takimi me Presidentin egjiptian Hosni Mubarak në Kajro. Abaz iu referua konkretisht planit të paqes (road map), në të cilin ndalimi i ndërtimeve në ngulimet hebreje, në territoret e pushtuara palestineze, është pika e parë. Ditët e shkuara kryenegociatori i SHBA-së për Lindjen e Mesme, George Mitchell, u përpoq pa sukses të bindte Izraelin të ndryshojë qëndrim në këtë pikë. "Qeveria izraelite nuk e pranon këtë", tha Abaz. "Kjo është arsye përse mes nesh nuk ka të përbashkëta", deklaroi presidenti i palestinezëve.

Edhe mediet në SHBA i vlerësojnë tejet të pakta shanset për arritjen e një suksesi në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Prej vitesh plani i paqes (road map) praktikisht ka ngrirë. Me marrjen e detyrës në janar të këtij viti presidenti Obama ka deklaruar se do të përpiqet për rigjallërimin e procesit të paqes.

Autor: dpa/afp/ Eliana Xhani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 20.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JkwG
  • Data 20.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JkwG