1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Samit në Meka - Përjashtimi i Sirisë nga Konferenca Islamike

Mbreti i Arabisë Saudite Abdulla mbledh krerët e lartë të Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Temë kryesore është situata në Siri dhe përjashtimi i saj nga organizata. Diplomatët myslimanë e kanë miratuar propozimimin.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Nasser Judeh

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Nasser Judeh

Siria nisur nga konflikti i përgjakshëm në vend është nën presion të vazhdueshëm edhe nga ana e vendeve islamike. Këtë të martë (14.08) dhe të mërkurën (15.08) në Meka të Arabisë Saudite zhvillohet samiti i nivelit të lartë i Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Ky takim është organizuar nga mbreti Abdullah i cili ka ftuar edhe presidenti iranian.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë rënduar sidomos për shkak të luftës civile në Siri. Ndërsa Irani mbështet regjimin, Arabia Saudite nga ana e saj anën e opozitës e cila lufton qysh prej marsit 2011 kundër udhëheqjes së presidentit Baschar al-Assad dhe dëshiron me këtë takim të forcojë revoltën siriane. Siria nuk është ftuar në këtë takim.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Mohammed Kamel Amr

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Mohammed Kamel Amr

Kjo organizatë përfaqëson interesat myslimane në botë. Në të bëjnë pjesë 56 shtete dhe autoriteti autonom palestinez. Për shkak të dhunës në vazhdim në Siri ky vend rrezikon të përjashtohet nga Organizata për bashkëpunim islamik (OIC). Shumica vendeve pjesëmarrëse të takimit në nivel ministrash e kanë miratur një projektrezolutë e cila do të paraqesë propozimin për përjashtimin e Sirisë nga OIC në takimin e Mekës, tha sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Ekmeleddin Ihsanoglu para gazetarëve në Dschiddah.

Një diskutimi mbi mundësinë e përjashtimit ishte nënshkruar më parë, shtoi ai. "Siria ka hyrë në një tunel të errët", tha Ihsanoglu në fillim të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të organizatës islamike, IOC. Dhuna e vazhdueshme brutale në Siri është rezultat i faktit që presidenti i vendit Baschar al-Assad ka injoruar kërkesat e popullit të tij. "Politika e shkatërrimit të të gjithë vendit, nuk ka qenë kurrë një garanci e stabilitetit, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm, Ekmeleddin Ihsanoglu

Sekretari i Përgjithshëm, Ekmeleddin Ihsanoglu

Vetëm Irani, aleati më i ngushtë i udhëheqjes në Damask u shpreh në mënyrë strikte kundër një përjashtimi të Sirisë nga organizata. Një përjashtim i i saj si anëtare e organizatës nuk do ta zgjidhë problemin, tha ministri i jashtëm iranian Ali Akbar Salehi në Dschiddah.