1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Samit i suksesshëm në Uashington - Nënshkruhet deklarata parimore në luftën kundër terrorizmit bërthamor

Samiti për sigurinë bërthamore që u mbajt në Uashington me nismën e Presidentit amerikan, Obama rriti ndërgjegjësimin ndërkombëtar për rrezikun e terrorizmit bërthamor.

default

Samiti u zhvillua me nismën e Presidentit amerikan, Barack Obama

Vlerësimet mbi samitin

Pas përfundimit të samitit për sigurinë bërthamore në Uashington me pjesëmarrës nga 47 vende të ndryshme të botës, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka vlerësuar si të suksesshme arritjet e tij. Ajo e ka cilësuar takimin si "hapin e parë" në rrugën e veprimit të përbashkët ndërkombëtar. "Ka nisur një proces, një proces i cili merret me një prej kërcënimeve kryesore të shekullit 21. Procesi merret me rreziqet nga terrorizmi me armë bërthamore dhe ka filluar me sukses në këtë konferencë".

Angela Merkel auf dem Atomgipfel Flash-Galerie

Kancelarja Merkel në samit me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong

Ndërsa eksperti për politikën e jashtme i partisë kristiandemokrate, CDU, Ruprecht Polenz e vlerëson samitin si një hap që ka rritur ndërgjegjësimin, se sa e rrezikshme është rënia në dorë të terroristëve e armëve bërthamore. "Ky ishte një hap në rrugën e Obamës për një botë pa armë bërthamore. Ky është hap konsekuent dhe i rëndësishëm për t'u theksuar." ka thënë Polenz.

Rreziku nga terrorizmi bërthamor është rritur

Në këtë samit u arrit një marrëveshje e rëndësishme parimore që të vazhdohet me hapa të tjerë, me qëllim që mbeturinat e materialeve bërthamore të mos bien në duart e terroristëve. Samiti mbështeti edhe qëllimin e presidentit amerikan Barack Obama, që brenda katër vitesh të sigurohen sasi të mëdha nukleare. "Shkurtimisht thënë, është shumë e qartë që terrorizmi bëthamor paraqet një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë globale. Ky është edhe shkaku pse një vit më parë në Prag të Çekisë kam nisur një iniciativë të re ndërkombëtare për sigurimin brenda katër vitesh të materialeve bërthamore në mbarë botën", nënvizoi Obama.

Një ditë më parë në samit Presidenti amerikan, Barack Obama ishte shprehur se do të ishte një një katastrofë nëse armët bërthamore bien në duart e Al-Kaidës. Në citatet e fjalimit të Obamës para samitit për sigurinë bërthamore në Uashington, të publikuara nga Shtëpia e Bardhë thuhej: "Dy dekada pas përfundimit të Luftës së Ftohtë ne përballemi me një ironi mizore të historisë - rreziku i konfrontimit nuklear ndërmjet kombeve është ulur, por rreziku i sulmit bërthamor është rritur."

Kopenhagen Klimagipfel Ban Ki Moon

Ban Ki Moon

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon u shpreh në kuadër të samitit për sigurinë bërthamore mbi rrezikun e përhapjes së terrorizmit nuklear në botë: "Terrorizmi nuklear, është një nga kërcënimet më të mëdha sot. Për këtë arsye kam përsëritur nevojën emergjente që konferenca për çarmatimin të iniciojë negociatat për një marrëveshje ndërkombëtare që ndalon prodhimin e atyre materialeve që ndihmojnë ndërtimin e armëve bërthamore dhe lëndëve të tjera eksplozive të këtij lloji."

Samiti përfundoi me një deklaratë të përbashkët të vendeve pjesëmarrëse, por marrëveshja nuk është e detyrueshme.

Autor: Ag/Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 14.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mvpj
  • Data 14.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mvpj