1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sakashvili humbës - Rusia fituese - bilanci i tmerrshëm

Pesë ditë pas fillimit të luftës në Kaukaz, Rusia dhe Gjeorgjia kanë pranuar një plan paqeje të ndërmjetësuar nga Franca për pushimin e të gjitha luftimeve. Luftimet i kushtuan jetën disa mijëra njerëzve.

default

Mihael Sakashvili

Ai ka qenë heroi i revolucionit të trëndafilave. Mihail Sakashvili mori në dimër të 2003-it mbi 90 përqind të votave, por tani e humbi emrin e mirë. Ofensiva në Osetinë jugore e zhvilluar të premten e kaluar, që shkaktoi shpërthimin e luftës, kryetari i shtetit gjeorgjian duhet ta ketë urdhëruar i ndodhur nën presion psikologjik. Separatistët goditën fshatra osetojugor. Pamjet u treguan në televizion. Gjaknxehti Sakashvili reagoi me sa duket pa u menduar mirë, por me dy synime në kokë, se momenti është i përshtatshëm meqenëse Putin ndodhet në Lojërat Olimpike në Pekin, dhe Medvedev në Vollga dhe se SHBA-të do të ndihmojnë me siguri.

Pesë ditë luftë dhe mijëra të vrarë

Georgien Südossetien Leichenhalle in Tskhinwali

Mijëra të vrarë shkaktoi lufta ruso-gjeorgjiane

Por këto mendime ishin të gabuara. Bilanci është i tmerrshëm, pesë ditë luftë me mijëra të vrarë dhe shtëpi të shkatërruara, dhjetra mijëra refugjatë. Synimi për t'u futur në NATO është bërë më i largët. Kurse Rusia arriti atë që donte. Ajo e prezanton Sakashvilin si agresor dhe shkaktar të një genocidi në Osetinë Jugore. Osetia Jugore dhe Abkazia kanë tani në dorë argumenta të rëndësishme për të kërkuar largimin nga Gjeorgjia.

Georgien Südossetien Flüchtlinge aus Tskhinwali

Refugjatë osetojugorë

Sakashvili humbet mbështetjen

Në politikën e brendshme, Sakashvili ka humbur po ashtu mbështetjen. Në pesë vjet të mbajtjes së postit si president ai nuk ka mbajtur premtimet për zhvillimin ekonomik, papunësia dhe varfëria vazhdojnë të jenë të larta. Ai pengon opozitën, nuk ka arritur të luftojë korrupsionin dhe nuk ka nxitur krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie.Sakashvili i Gjeorgjisë i ngjan Putinit të Rusisë, pavarësisht se heroit të revolucionit të trëndafilave nuk i pëlqen ta dëgjojë këtë. Ditët e Sakashvilit si presidenti i Gjeorgjisë janë të numëruara. Opozita do të bëhet sërish e fortë, Sakashvili do të ndiejë zemërimin e masave. Mbase dhjetëra mijra dalin në rrugë dhe kërkojnë zgjedhje të reja, ose kërkojnë dorëheqjen e tij.

Vetë ai nuk pritet të largohet, sepse vetëkritika është fjalë e panjohur për të. Vetëm një gjë mund ta zgjasë qëndrimin e tij, pikërisht kërkesa e Rusisë për largimin e tij. Gjeorgjia nuk do të jetë më satelit i Moskës. Prej andej nuk mund të merren më vendime për Republikën e Kaukazit, aq më tepër tani.

DW.COM

  • Data 13.08.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwFf
  • Data 13.08.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwFf