1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sakashvili betohet

Megjithë kritikat për manipulimin e zgjedhjeve, presidenti i Gjeorgjisë Mihail Sakashvili dje mori mandatin e tij të dytë në këtë post. Në anën tjetër, në rrugë protestonin dhjetëra mijëra demonstrues.

default

Mihail Sakashvili


Ishte kjo një ditë plot kundërthënie. Në njërën anë, nën qiellin e hapuar zhvillohej ceremonia e betimit të presidentit Mihail Sakashvili, me nderime ushtarake dhe shtetërore si dhe pjesëmarrjen e shumë burrështetasve të huaj. Në rrugët e Tbilisit parakalonin tankset, ndërsa në qiell fluturonin helikopterrë.

Në anën tjetër protestonin rreth 70.000 simpatizantë të opozitës, të cilët thonë se Sakashvili i ka manipuluar zgjedhjet presidenciale. Organizatorët flasin madje për pjesëmarrjen e 250.000 demonstruesve. Protestat e opozitës nuk ndihmuan shumë, sepse presidenti i ri mbetet ai i vjetri. Në fjalimin e tij para godinës së parlamentit, 40 vjeçari në veçanti foli për raportet me Rusinë.

"Plot katër vite ne mbajmë dorën e miqësisë të shtrirë drejt Rusisë. Edhe sot dua të përsëris këtë gjest. Ne duhet të jemi miq dhe të kemi qëndrime të përbashkëta", tha presidenti.

Për prishjen e miqësisë me Rusinë, një pjesë të fajit e ka edhe Uashingtoni. Gjatë vizitës së fundit në Gjeorgji, presidenti amerikan Xhorxh Bush ka premtuar pranimin e këtij vendi në Nato. Këtë rrugë po e ndjekë edhe Sakashvili, që nuk është sipas dëshirës së Kremlinit. Gjatë paradës së sotme ushtarake, nuk u treguan së pari Kalashnikovët rusë, por armët amerikane. Presidenti është i interesuar për anëtarësimin e vendit të tij në BE, edhe pse Gjeorgjia është gjeografikisht shumë larg prej Evropës. Një përfaqësues i opozitës e quajti këtë një "inaugurim me tankse dhe policë."

Megjithëse opozitës nuk i pëlqen fare, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë kumtuar se zgjedhjet para 14 ditësh nuk ishin të manipuluara. Në ceremoninë e inaugurimit ishin edhe presidentët e shteteve baltike, Polonisë, Rumanisë, përfaqësuesit e BE, Natos dhe ministrisë së jashtme ruse. Në sondazhet e fundit gjysma e popullit është kundër presidentit, ndërsa dy të tretat besojnë se Sakashvili nuk i ka fituar në zgjedhjet e fundit mbi 50 përqind të votave.

  • Data 20.01.2008
  • Autor Herman Krause
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cv7w
  • Data 20.01.2008
  • Autor Herman Krause
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cv7w