1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sabotazh dhe spiunazh - SHBA bashkëpunon me disidentët iranianë

Në Stamboll zhvillohen bisedime me Iranin për programin atomik. Në SHBA, disidentët iranianë mësojnë teknikat e sabotazhit dhe spiunazhit. Ata janë kthyer në armë në luftën kundër planeve atomike të Iranit.

Demostratë e muxhahedinëve të popullit para ambasadës amerikane në Londër

Demostratë e muxhahedinëve të popullit para ambasadës amerikane në Londër

Disidentët iranianë mund të ndihen si në shtëpi. Riviera është e njëjtë, rrafshnalta të thata dhe male të thepisura ndodhen në shkretëtirat e Nevadës, në një fushë ku janë bërë dikur prova atomike amerikane. Kjo zonë e rrethuar rreth 100 km larg Larg Vegasit ka një aeroport privat dhe një shkollë për specializimin e spiunëve, e cila i takon zyrtatisht ministrisë amerikane të Energjisë. Por faktikisht në arealin e izoluar ligjin e bën ministria amerikane e Mbrojtjes, thotë eksperti amerikan për çështje ushtarake dhe gazetari investigativ, Seymour Hersh. Për vite me radhe një komando speciale e ushtrisë amerikane është marrë me trajnimin e të ashtuquajturit MEK, një grupi iranian disidentësh me teknikat e spiunimit dhe sabotazhit, thotë Hersh. "Që pre rrëzimit të Shahut, MEK ndodhet në një luftë virtuale me regjimin e mullahëve në Iran".

Studentë iranianë sulmojnë ambasadën amerikane në Teheran, 1979

Studentë iranianë sulmojnë ambasadën amerikane në Teheran, 1979

Shkurtimi MEK është për Muxhahedin-e-Kalq, që do të thotë muxhahedinë të popullit. Grupi i krijuar në vitet shtatëdhjetë nga studentët iranianë ka marrë pjesë në vrasjen e shtatë qytetarëve amerikane dhe u klasifikua në vitin 1997 nga ministria amerikane e Jashtme, si organizatë e huaj terroriste. Por kjo nuk e ka penguar qeverinë e Xhorxh W. Bushit që të trajnojë MEK në shkretëtirën e Nevadës nëpërmjet një komandoje të ushtrisë amerikane për operacionet speciale (JSOC), për të zhvilluar operacione të fshehura në Iran. Specializimi është bërë për të gjitha llojet e teknikës së spiunazhit dhe sabotazhit, thotë eksperti Seymour Hersh. "Ne amerikanët furnizojmë këta disidentë iraianë me të dhëna sekrete".

Trajnimi paramilitar i grupeve terroriste iraniane nga ushtria amerikane nuk vazhdoi më me marrjen e postit nga Obama. Por, sipas të dhënave nga Hersh shërbimi sekret i uUshtrisë amerikane dhe shërbimi sekret për jashtë, CIA vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me muxhahedinët iranianë të trajnuar në Nevada, shumë prej të cilëve kryejnë operacionë në atdhe. „Mos harroni, këta disidentë flasin perfekt persisht. Për ne ky është një përfimit shumë i madh," thotë Hersch.

Përveç kësaj disidentët flasin anglisht, thotë Seymour Hersh për emisionin radiofonik dhe televiziv amerikan DemocracyNow. Në këtë mënyrë SHBA mund bëjë shpejt klasifikimin e informacioneve të marra nga Irani. Me ndihmën e disidentëve të MEK-ut dhe pajisjeve speciale amerikane që kanë ata në dispozicion, është arritur të depërtohet në sistemet kryesore të komunikacionit në Iran, njofton ish eksperti i MEK-ut për teknologjitë e informacionit, Seymour Hersh. Ai shton se disidentët e trajnuar edhe nga shërbimi sekret izraelit, Mossad, janë në gjendje të regjistrojnë telefonata dhe mesazhe sms brenda Iranit.

Por, sipas vlerësimeve të Seymour Hersh, informatorët e të cilit janë kryesisht gjeneralë amerikanë në pension dhe ish agjentë të CIA-s, terroristët e MEK-ut kanë qenë ata që kanë organizuar vrasjen pas vititi 2007 të pesë shkencëtarëve iranianë për çështjet atomike.

Seymour Hersh

Seymour Hersh

Stacioni lajmeve NBC, ka cituar muajin e kaluar dy përfaqësues të qeverisë së Obamës që kanë konfirmuar se këto sulme janë bërë nga njësitë e MEK-ut. Vetë ministri amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta pranoi pas vrasjes në muajin janar të një shkëncëtari iranian për çështjet atomike se: "Ne kemi disa idera se kush mund të ketë qenë pas këtij sulmi."

Megjithatë, nuk dihet me saktësi, tha Panneta më tek. Për të vlerësuar eficiencën e grupeve terroriste iraniane dhe për të ndihmuar më shumë disidentët financiarisht, demokratë dhe republikanë me influencë janë duke kërkuar që të ashtuquajturit muxhahedinë të popullit të hiqen nga lista e terroristëve të ministrisë amerikane të Jashtme. Shumë të angazhuar në këtë çështje janë dy ish drejtorë të CIA-s dhe FBI-së. Edhe Mitchell Reiss, këshilltari për çështjet e jashtme të kandidatit republikan për president, Mitt Romney.

Autor: Ralph Sina/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj