1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sa vlen modeli gjerman për hapjen e dosjeve të së kaluarës

Shefja e Zyres Federale për dosjet e Stasi-t në ish Gjermaninë Lindore, Marianne Birthlermerr pjesë në debatin publik për çështjen e dosjeve të sigurimit të shtetit

default

Dosje e sigurimit të shtetit në Shqipëri



Sa vlen modeli gjerman pë r hapjen e dosjeve të kaluarë s



Ditën e martë në Tiranë u mbajt konferenca "Kapërcimi i së kaluarës-zgjedhja e çështjes së dosjeve të sigurimit të shtetit në Gjermani dhe në Shqipëri". Nën kujdesin e ambasadës gjermane dhe të fondacionit Friedrich Ebert, e ftuar në debatin publik në lidhje me këtë temë ishte dhe shefja e Zyres Federale për dosjet e Stasi-t në ish Gjermaninë Lindore, Marianne Birthler. Pas prezantimit të përvojës gjermane në trajtimin e dosjeve u zhvillua një diskutim i gjërë në auditor ku folën politikanë, deputetë, përfaëqsues të shoqërisë civile, të shoqatave të ish të përndjekurve në kohën e diktaturës, historianë etj. Po sa gjen zbatim modeli gjerman në rastin e Shqipërisë?




Na duhet të zgjedhim më nyrë n më rshtatshme


Besim Ndregjonaj, sekretar i përgjithshëm i shoqatës kombëtare për integrimin e ish të përndjekurve politikë e konsideron si mjaft të frytshëm konferencën dhe prezantimin e hollësishëm të zonjës Birthler. Ai e quan një lëvizje konkrete për nxitjen e politikës shqiptare për të ndihmuar në të vertëtën historike në vend. Për të zbardhur një nga njollat më të errta të shoqërisë shqiptare në kohën e rregjimit komunist, çështjen e dosjeve të ish sigurimit famëkeq të shtetit.

"Në ish RDGJ dhe në Shqipëri janë aplikuar diktatura staliniste, por ajo e vendit tonë është më e ndryshme qoftë dhe në zgjatjen në kohë. Në ish RDGJ deri në vitin 1956 kurse në Shqipëri deri në vitin 1990. Ne duhet të marrim nga modeli gjerman i dosjeve të ish sigurimit të shtetit, duhet ta përshtasim atë në kushtet specifike shqiptare. Nëse nuk do të ballafaqohemi me të vërtetën historike, sado e hidhur të jetë ajo, atëhere ne nuk mund të ndërtojmë institucione demokratike. Zonja Birthler na hapi si të thuash rrugën drejt një procesi, na mbetet ne që të zgjedhim mënyrën më të përshtatshme për të shkuar deri në fund të cështjes së dosjeve. T´i vëmë ato në shërbim të publikut", thotë Besim Ndregjonaj.




Çë shtja e dosjeve nuk duhet të jetë vetë m pronë e politikë s


Kozara Kati, drejtuese e qëndrës shqiptare për të drejtat e njeriut e shikon si efektive iniciativën e ambasadës gjermane në Tiranë për të sjelle zonjën Birthler. "Pasi u njohëm nga afër me një model, që pas disa viteve zbatim rezultoi i sukseshëm. Ajo që më bëri përshtypje nga prezantimi i eskperiencës gjermane ishte hartimi i një ligji të saktë për çështjen, si dhe strategjia e qartë që u ndoq më pas me zbatimin e këtij ligji nga institucione të posaçme. Sigurisht që shoqëria shqiptare nuk mund ta absorbojë 100 për 100 modelin, që u zbatua me dosjet e ish Stasi-it në Gjermaninë Lindore. Kjo do të ishtë utopike madje dhe e dëmshme. Por modeli, që u aplikua në ish RDGJ, vlen si shtysë për të ndërtuar një proces të suksesshëm, që nga ligji, institucionet që do të përballen me këtë cështje, me metodologjinë etj., etj. Tashmë parlamenti shqiptar është në fazën e diskutimit të një projektligji për dosjet e ish diktaturës. Jemi në kohën e duhur për tu shpenzuar energjitë në drejtimin e duhur, larg politizimit dhe perdorimit të këtij problemi nga politika, sic ka ndodhur për fat të keq gjatë 17 viteve të tranzicionit. Çështja e dosjeve nuk duhet të jetë vetëm pronë e politikës. Ekspertizë të dobishme mund të japin dhe përfaqësues nga grupet e interesit. Vetëm kështu ligji përkatës do të jetë më i zbatueshëm, vetëm kështu procesi do të jetë i besueshëm tek publiku i gjërë", thotë për DW, Kozara Kati.




Pengesë mungesa e ndë rgjegjë simit


Elsa Ballauri drejtuese e grupit shqiptar për të drejtat e njeriut mendon se ka shumë gjëra të përbashkëta nga përvoja gjermane, pasi sipas saj diktaturat e këtij lloji janë të njëjta, po kështu dhe efekti që ato krijojnë tek njerëzit. "Por ka dhe dallime, madje esenciale. Pengesë është dallimi kulturor, dallimi në perceptimin e publikut të historisë, të asaj që ka ndodhur vite më parë. Kjo është arsyeja që i ka komplikuar gjërat që në fillim. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se një gjë të tillë na takon të gjithëve ta bëjmë. Më duket se ndërgjegjësim më të fortë ka vetëm tek shtresa e atyre, që vuajtën denimin, burgosjen, internimin e çdo lloj tjetër të marrosjes kolektive gjatë kohës së diktaturës. Pjesa tjetër them se tregon indiferencë për atë që ka ndodhur. Kjo lidhet me gjykimin që ka secili për të kaluarën. Një mangësi tjetër është dhe mos reagimi i menjëhershëm nga institucionet dhe publiku për të izoluar të gjitha dosjet e sigurimit qysh kur filluan proceset demokratike në fillim të viteve 90. Po të kishim bërë ashtu siç bëri ish RDGJ-ja sot do të kishim një inventar më të plotë dhe procesi do të ishte më i besueshëm. Dosjet duhet të hapen dhe për këtë nuk duhet të humbim akoma kohë.



Arben Muka


►◄




DW.COM

  • Data 22.10.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FehA
  • Data 22.10.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FehA